Grupi Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin me thikë në qytetin gjerman të Solingenit ku mbetën të vrarë tre persona dhe u plagosën 8 të tjerë.
Policia ka ndaluar një adoleshent, i cili mund të jetë i lidhur me sulmin, por autori kryesor është ende në arrati, raporton Reuters.
Autori është cilësuar si një “ushtar të Shtetit Islamik” nga grupi militant në një deklaratë e shpërndarë në Telegram: “Ai e kreu sulmin në shenjë hakmarrjeje për myslimanët në Palestinë dhe kudo”.
Lajmi kryesor: