ISIS në mbrojtje të Mosulit,fëmijët
dhe gratë  mbi çati  si mburoja

ISIS në mbrojtje të Mosulit,fëmijët<br />dhe gratë  mbi çati  si mburoja
Llogore të mbushura me naftë, grimca kimike helumese në ajër, gra dhe fëmijë të përdorur si mburoja  për të shmangur sulmet ajrore. Në këtë mënyrë po përgatiten forcat e ISIS për betejën finale në Mosul.  

Mediat konfirmojnë se zjarri do të hapet në  sapo forcat kurdo irakene tu afrohen  ushtarëve të shtetit islamik. Ndërkohë forcat Peshmerga të mëbshtetura edhe nga ndërkombëtarët kanë çliruar  Bashiqa qytet pak kilometra larg veriut të Mosulit.

Forcat irakene kanë avancuar dhe ndodhne 5 kilometra larg Mosulit. Ministri i Brendshme i qeverisë kurde Sinjari u shpreh se beteja nuk do të mbarojë shpejt.  Sipas tij nëse humbin Mosulin xhihaditësve i mbetet Raqa dhe më pas në Siri do të jenë të bllokuar.

Ndërsa luftimet vijojnë dhe civilët janë në rrezik Papa Françesku lutet për Mosulin duke thënë se kjo mizori e ka lënë pa fjalë duke dënuar ve1#anërisht vrasjet e fëmijëve.  

Unicef bën me dije se më shumë se 4000 persona janë arratisur nga Mosuli që në kohën kur nisën përpjekjet për të cliruar qytetin. Ndërsa forcat speciale irakene kanë rimarrë Bartella, qyteti kristian  i cili për 800 ditë ka qënë në duart e ISIS.  

Fatmirëisht këmbana është sërish në këmbë dhe ka n sur të bjerë e ndoshta është një shenjë për një të ardhme më të mirë për Irakun.

Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin