ISIS ka publikuar në internet një video ku pretendohet se është djegur i gjallë piloti jordanez, Moaz al-Kassabeh. Piloti 26-vjeçar u zu rob prej ekstremistëve në dhjetor në qytetin e Raqqa-s në Siri, pasi rrëzimit të avionit të tij F-16. 

Pamjet nuk mund të konfirmohen nga një burim i pavarur, por nëse ajo është e vërtetë, atëherë për autoritetet jordaneze piloti al-Kassasbeh është ekzekutuar ditë më parë, pasi Amani kishte shprehur gatishmërinë për të liruar xhihadisten Sajida al-Rishawi në këmbim të jetës së ushtarakut 26-vjeçar. 

Më herët, ISIS kërkoi lirimin e Sajida al-Rishawi në këmbim të jetës së Kassasbeh. Al-Rishawi, një grua e irakiane e lidhur me Al Kaedan dhe e arrestuar në vitin 2005 si pjesë e një serie sulmesh terroriste është e dënuar me vdekje nga drejtësia jordaneze. 

Tre ditë më parë ISIS shpërndau videon e ekzekutimit të pengut të dytë japonez, gazetarit Kenji Goto. Edhe për lirimin e Goto xhihadistët kishin kërkuar lirimin e terroristes irakene Sajida Rishawi, që ndodhet e burgosur në Jordani. 

  Foto të tjera (KUJDES: Disa pamje janë të rënda)