Militantët e shtetit islamik kanë publikuar një njoftim në revistën online Dabig ku bëjnë me dije se po mbajnë peng një shtetas kinez dhe një norvegjez. Në njoftim thuhet se për lirimin e tyre kërkohet një shpërblim. Shtetasi norvegjez është identifikuar si Grimsgard Ofstad i moshës 48vjeç nga qyteti i Oslos. Qeveria norvegjeze e ka marë shumë seriozisht këtë rast por ka deklaruar se nuk do të bie pre e presioneve të militantëve për të paguar shpërblim.

Sipas kryeministres Erna Solberg shteti norvegjez nuk mund të bëjë marrëveshje me grupe terroriste. Ndërkohë shtetasi kinez i marrë peng është Feng Jinghui, i moshës 50 vjeç, i cili punonte si konsulent i pavarur.

Gjithashtu për lirimin e tij, militantët kërkojnë shpërblim.Sipas OKB ISIS ka përfituar 35-40 milion $ nga shpërblimet për pengjet në 2014 . Këto mendohet se kanë qënë të ardhurat kryesore, me anë të të cilave shteti islamik ka financuar grupet terroriste.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)