BRITANI – Policia dhe MI5 po punojnë për zbulimin e një plani të mundshëm të xhihadistëve britanikë për të vrarë Mbretëreshën Elisabeta e Dytë. Plani i sulmit tihet se ka si organizator komandantët e ISIS-it nga Siria, por që do të vihet në zbatim nga terroristët në Britani.
Dyshohet se terroristët po kërkojnë të godasin këtë të shtunë me një bombë artizanale në Qendër të Londrës gjatë aktivitetit për përkujtimin e 70-vjetorit të Fitores ndaj Japonisë, që solli dhe fundin e Luftës së Dytë Botërore.
Gazeta britanike “Sunday Express”, citon burime të cilat konfirmojnë kërcënimet e bëra kundër Mbretëreshës. Kjo ka bërë që policia të bëjë një rishikim urgjent të masave të sigurisë për këtë ceremoni.
Në këtë event do të jenë të pranishëm dhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore përfshirë Princin Çarls që mund të jetë një tjetër shënjestër e sulmit thonë raportet e agjencisë së inteligjencës MI5.
Gjithashtu edhe kryeministri David Kameron do të jetë mes zyrtarëve të lartë që do të jenë të pranishëm.
Plani i ISIS besohet se është i ngjashëm me atë të sulmit me bombë në Maratonën e Bostonit në viti 2013, ku mbetën të vdekur tre persona ndërsa u plagosën 260 të tjerë.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com