ISIS planifikonte sulme në Moskë, Rusia merr masat

 ISIS planifikonte sulme në Moskë, Rusia merr masat

Foto ilustruese

Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi ka thënë se ka shpërbërë një qelizë të grupit ekstremist, ISIS i cili planifikonte të kryente sulme terrorist në Moskë.

Zyrtarët e sigurisë kanë ndalur një anëtar të kësaj qelize, të përshkruar si “qytetar i një shteti të Azisë Qendrore” në rajonin Vladimir, në lindje të Moskës, ka thënë Shërbimi Federal i Sigurisë më 25 nëntor.

Sipas këtij Shërbimi, një bombë e krijuar në kushte të shtëpisë është konfiskuar gjatë hetimeve.

“Synimet tjera të qelizës kanë qenë edhe rekrutimi i anëtarëve të rinj në Shtetin Islamik dhe ofrimi i mbështetjes financiare për terrorizëm”, bazuar në deklaratë.

Gjykata Supreme në Rusi e ka shpallur Shtetin Islamik si grup terrorist në dhjetor të vitit 2014.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)