Një grup i quajtur Division i hakerave të Shtetit Islamik ka postuar në internet një listë me emra dhe kontakte qeveritaresh amerikanë si objektiva sulmi.
 
Edhe pse vërtetësia e informacionit është e diskutueshme lista përmban numra telefonash, fjalëkalime, numra kartash krediti të 1400 zyrtarëve të lartë amerikanë.
 
Në mesazhin e tyre grupi i hakerave shprehet se ata po grumbullojnë të dhëna personale dhe ushtarët e kalifatit islamik, me lejen e Allahut do të godasin mbi kokat tuaja. Shumë nga numrat e telefonave apo adresave të emaileve në listë, nuk i përkisnin zyrtarëve në shërbim.
 
Njëri nga kontaktet pasi një telefonate, konfirmoj se ka shërbyer më parë për ushtrinë amerikane dhe se ishte në dijeni nga Pentagoni që emri i tij ndodhej në atë listë.
 
Gjithashtu një zyrtar tjetër konfirmoj me atë të email-it përfshirjen e tij në listë. Fbi dhe Pentagoni kanë nisur një hetim për të zbuluar nëse lista është përpiluar nga ISIS.
 
Specialisti i sigurisë në internet Troy Hunt ka dalë në përfundim se informacioni nuk është marrë nga baza e të dhënave të pentagonit por thjesht duke lundruar ne web.
 
Sipas tij lista e publikuar është një përmbledhje të dhënash e grumbulluar nga faqe të ndryshme interneti apo të dhënat publike të zyrtarëve nëpër faqet e tyre personale. Për këtë arsye ai u bëri thirrje atyre të kufizojnë publikimin e të dhënave personale.
 
Specialist i sigurisë Troy Hunt u shpreh se lista dhe mesazhet e publikuara nga ky grup hakerash kanë për qëllim të alarmojnë qeverinë amerikane dhe të rrisin ndjenjën e frikës.
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)