Situata në Kobane, në Sirinë veriore mbetet e rrezikshme, thotë sekretari i Mbrojtjes në SHBA, Chuck Hagel.
Luftimet midis militantëve islamikë dhe mbrojtësve kurdë vazhdojnë me më shumë se 500 persona të raportuar të vdekur në një muaj të konfliktit.
Zoti Hagel tha se sulmet ajrore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër militantëve, kanë përparuar, por ata ende kanë nën “pushtet” zona në periferi të qytetit.
“Lufta kundër ISIS në Siri dhe Irak do të jetë një përpjekje afat-gjatë”, tha ai.

Duke folur nga Kili, zoti Hagel tha: Ne jemi duke bërë c’është e mundur përmes sulmeve tona ajrore për të larguar ISIS”.
“Në fakt është bërë progres në disa zona” shtoi ai.
“Përparime janë bërë edhe në drejtim të bisedimeve me zyrtarët turq sa i takon planeve të Ankarasë për stërvitjen e rebelëve të moderuar sirianë e furnizimin e tyre me pajisjet e nevojshme për luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik. Ekipe ushtarake amerikane do të zhvillojnë të tjera bisedime në Turqi javët e ardhshme”, tha shefi i Pentagonit, Chuck Hagel.
Deri më tani qeveria turke e ka refuzuar bashkimin në këtë betejë, me citimin e lidhjeve mes mbrojtësve kurdë të Kobanes dhe partisë së jashtëligjshme Punëtorët e Kurdistanit.
PKK ka kryesuar prej dekadash rebelimin për vet-administrimin e juglindjes së Turqisë, e konsiderohet organizatë terroriste nga Ankaraja dhe Uashingtoni.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com