Militantët islamikë të ISIS, të zënë kohët e fundit nga morsa e sulmeve të ushtrisë Kurde dhe bombardimet ajrore të SHBA, kërcënojnë se, në shenjë hakmarrjeje, do të fillojnë të kryejnë akte terroriste në shkallë të gjerë në territorin amerikan.

Një video e postuar online nga ana e Shtetit Islamik (ISIS) paralajmëron se shtetasit amerikaën do të sulmohen kudo nëse sulmet ajrore të SHBA vazhdojnë të krijojnë viktima në radhët e tyre. Në video, pasi shfaqet imazhi i një ushtari amerikan që goditet nga një snajper dhe të një qytetari amerikan që i është prerë koka, një shkrim në gjuhën angleze deklaron: “Do t’iu mbysim të gjithëve në gjak.”

isis

Ndërsa në një deklaratë më të hershme dhe të publikuar në rrjetin social “Twitter” ISIS shprehet: “Ne jemi në shtetin tuaj, ne jemi në qytetet tuaja, ne jemi nëpër rrugët tuaja.” Deklaratën gjithashtu e kanë shoqëruar dhe me një foto të flamurit të zi të Shtetit Islamist, me Shtëpinë e Bardhë në sfond.

isis

Ndryshe nga organizata terroriste më e famshme në glob, Al-Kaeda, ISIS e ka fokusuar aktivitetin e tij në marrjen nën kontroll të shumë territoreve dhe qyteteve në Irak dhe Siri dhe kurrë nuk ka goditur në territoret e shteteve perëndimore. Por gjatë aktivitetit të tyre ideologjik dhe ushtarak në rajonin e veriut të Irakut dhe në perëndim të Sirisë, ISIS akuzohet për ekzekutime në masë, rrëmbime, prerje kokash dhe për shumë akte të tjera që ndërkombëtarët i kanë cilësuar si krime makabre ndaj njerëzimit.
 
isis
isis
isis
isis
isis
isis
isis
isis

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)