Luftime të ashpra janë regjistruar mbrëmjen e vonë të së hënës në veri të qytetit sirian të Kobane, pas 2 ditë qetësie relative. Përleshjet nisën kur militantët e Shtetit Islam nisën një ofensivë në të gjitha frontet kundër luftëtarëve kurdë.

Më parë, Komanda qendrore amerikane tha se kishte kryer 6 sulme ajrore rreth Kobane. Sulmet e reja erdhën pasi Turqia tha se do të lejojë luftëtarët e Peshmergës kurdë të Irakut, të kalojnë kufirin në Siri në luftë kundër ISIS.

Zyrtarët në rajonin kurd thanë se janë të gatshëm të dërgojnë forca atje, por deri më tani nuk kanë marrë asnjë urdhër për ta bërë këtë. Shefi për të drejtat e njeriut në OKB tha se sjelljet e ekstremistëve të ISIS ndaj pakicave, veçanërisht atyre të Yazidi, përbëjnë krime lufte.

Redaksia Online