ISKSH: Një lindje na kushton
37 mijë lekë një operacion 55 mijë

ISKSH: Një lindje na kushton<br />37 mijë lekë një operacion 55 mijë
TIRANE- Instituti i sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor ka llogaritur se sa i kushton një spitali një pacient. Në fakt kostot janë llogaritur për katër shërbime kryesore, në spitalet rajonale dhe ata bashkiake. Kështu në spitalet bashkiake kosto mesatare për një rast në shërbimin e Kirurgjisë së Përgjithshme është 55.000 lekë; te Obsetri-Gjinekologji është 37.300 lekë; në shërbimin e Patologjisë është 48.100 lekë; në shërbimin e Pediatrisë së përgjithshme është 34.000 lekë. Ndërkohë drejtoresha e Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, Elvana Hana u shpreh në një prononcim për mediat, se ka ardhur koha që protokollet e mjekimit që po hartohen për spitalet, të bazohen në kostot reale të shërbimeve mjekësore. Ajo ka thënë se për këtë arsye do të iket edhe unifikim të kostove, pasi nuk ka përse për të njëjtin shërbim në spitalin bashkiak të paguhet më shumë dhe atë rajonal më pak. "Mendojmë se ka ardhur koha të gjenden zgjidhjet për ndryshimin e mënyrës së financimit në spitale duke u bazuar në protokollet që po hartohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe aktoret e tjerë, të cilat duhet të bazohen në kostot reale të shërbimeve", - ka deklaruar Hana.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza