Islam Pacolli: Haradinaj
s’mund të flasë për AKR-në

Islam Pacolli: Haradinaj<br />s’mund të flasë për AKR-në
Nga Aleanca Kosova e Re thonë se nuk është ndryshuar mendimi sa i përket qëndrimit në koalicionin LDK-AKR-Alternativa. “AKR nuk ka ndryshuar qëndrimin e saj të mëhershëm”, ka deputeti i AKR-së, Islam Pacolli.

I nominuari për kryeministër nga PAN, Ramush Haradinaj, ka thënë këtë të shtunë në një konferencë se ata moti kanë mundur të kthehen në Parlament me 61 numra, por që kanë dashur qeveri më të gjerë. Sipas tij, AKR është subjekti që mund të ndërrojë krah për t’u bashkuar me koalicionin PDK-AAK-NISMA.

Por, sipas deputetit Pacolli kjo nuk pritet të ndodhë.

“Ramush Haradinaj mund të flasë çka të dojë, ato janë qëndrime të tij. Por, ai nuk mund të flas për AKR-në. Për AKR-në mund të flasin vetëm njerëzit e saj dhe vendimet merren nga kryesia e AKR-së. Ne nuk kemi ndonjë ofertë zyrtare apo ndonjë bisedë me askënd”, ka thënë ai. /Klan Kosova

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Rama dhe Erdogan zhvillojnë bisedë telefonike, forcimi i marrëdhënieve dy palëshe dhe lufta ndaj terrorizmit

Rama dhe Erdogan zhvillojnë bisedë telefonike, forcimi i marrëdhënieve dy palëshe dhe lufta ndaj terrorizmit