Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Pakistanit, Tahir Andrabi, ka deklaruar se së shpejti pritet një marrëveshje mes Iranit dhe SHBA-së për t’i dhënë fund luftës.
"Ne presim një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur", tha sot zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Pakistanit, Tahir Andrabi, duke folur për negociatat.
"Shpresojmë që palët të arrijnë një zgjidhje paqësore dhe të qëndrueshme që do të kontribuojë jo vetëm në paqen në rajonin tonë, por edhe në paqen ndërkombëtare", shtoi ai.
Zëdhënësi, megjithatë, nuk pranoi të jepte detaje specifike mbi një afat kohor, duke theksuar se Pakistani nuk do të zbulonte detaje mbi përpjekjet diplomatike në vazhdim.
"Ajo që mund t'ju them, dhe kjo është ajo që kam thënë më parë, është se ne mbetemi pozitivë, mbetemi optimistë dhe shpresojmë që një marrëveshje të arrihet sa më shpejt të jetë e mundur", shtoi ai.
Lajmi kryesor:
Lufta/ SHBA dhe Irani pranë dakordësisë për një marrëveshje! Raketa godet një automjet në bazën italiane të UNIFIL! Trump bisedë telefonike me Netanyahun









