Duke folur për mbledhjen e dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës, Islami e ka cilësuar si një takim të rëndësishëm, por jo një ngjarje historike.
Në fund, deputeti demokrat, Kastriot Islami ka folur edhe për situatën brenda PD-së dhe opozitës, si dhe largimet e deputetëve.
INTERVISTA E PLOTE E KASTRIOT ISLAMIT NE "5 PYETJE NGA BABARAMO"
Mbledhja e përbashkët e dy qeverive e zhvilluar në Prizren, si e gjykoni?
Kjo është një mbledhje e dy kryeministrave që kanë marrë edhe ministrat me vete. E kjo nuk mund të quhet një mbledhje e përbashkët pasi na shkon mendja tek Lidhja e Prizrenit etj. Ky është një takim i rëndësishëm, i rradhës, ku u nënshkruan një sërë marrëveshjes. Por nuk ka dimensionet e çlirimit apo pavarësisë së Kosovës, apo atë të inagurimit të Rrugës së Kombit. Është një ngjarje e rëndësishme, por nuk mendoj se është e rëndësishme. Duke i dhënë një dimension që nuk e ka, krijohen edhe kundërshti. Cilat janë? Nëse do kishte rëndësinë e mbledhjes së rradhës së Lidhjes së Prizrenit, duhet të kishte shqiptarë nga të gjitha trojet, Maqedonia, Mali i Zi, etj.
Problemi i dytë është ajo që thuhet për shqiptarët dhe europianët. Shqiptarë u thuhet se, po mblidhemi për bashkim, ndërsa BE-së i thuhet se, nuk ka ndryshime kufijsh.
Cila është e keqja e këtij formulimi, që dy shtetet shqiptare të bashkohen nën suanzën e BE. Ku është e keqja?
Bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës në BE, si do bëhet. Do hiqen kufinjtë do bashkohemi, apo do bëhemi si Franca dhe Gjermania, që takohen por nuk bashkohen. Shqipëria dhe Kosova do jenë në BE, do kenë një marrëdhënie si të gjitha vendet e BE, do jenë dy shtete të ndryshme me marrëdhënie specifike, por nuk do jenë një shtet. Nëse është kështu, ne kemi thënë që Shqipëria dhe Kosova do anëtarësohen në BE dhe do të përfitojnë nga lehtësirat që ofrohen nga unioni, por shtetet do të vazhdojnë ashtu siç janë.
Si e shpjegoni këtë ndryshim të kursit të Tiranës. Në kuadër të deklaratave të Berishës, për 100 vjetorin e pavarësisë, ka pasur një reagim nga Brukseli dhe Uashingtoni?
Në momente të veçanta mund të ketë pasur një retorikë me tone të ndryshme, por të gjithë e kanë thënë që kufinjtë janë të pandryshueshëm dhe Shqipëria e Kosova e kanë të ardhmen në BE. Në momente të caktuara, mund të ketë pasur fjali me tone të ndryshme dhe kjo ka tërhequr vëmendjen. Nuk mendoj që politika në Shqipëri ka pasur qëndrin të ndryshëm në këtë çështje. Edhe nga ana e komunitetit ndërkombëtar, nuk ka shqetësime përsa i përket retorikës, pasi e kuptojnë këtë gjë, për interesa elektorale. Thaçi e kishte retorikën nacionaliste më të fortë se Rama, i cili u kujdes që të thoshte se nuk do të ketë ndryshime kufijsh.
Rama kujtoi vendet e Beneluksit. Si është qasja juaj?
Nëse Beneluksi ka qenë një model para BE-së, nuk është ky modeli që ka tani si objektiv Shqipëria, por ka model BE, duke bërë edhe një integrim rajonal. Nuk duhet të ketë një bashkim shqiptarësh për të krijuar Beneluksin.
Takimi siç e quani ju i dy kryministrave, përkon me një marrëdhënie me Brukselin. Shqipërisë nuk iu dha statusi, Kosovës nuk ju liberalizuan vizat, Serbia hapi negociatat. Ka qarqe albanofobe?
Nuk mendoj se vjen nga qarqet ekstremiste siç thotë Rama. Qëndrimi që është mbajtur ndaj Shqipërisë ka të bëjë për një qëndrim që vende të ndryshme mbajnë ndaj vendit tonë. Unë mendoj se rasti i Shqipërisë, që shikohet i veçuar në marrëdhëniet me Brukselin, ka një arsye. Është klima politike. Një element që në Bruksel del sa herë është lufta ndaj krimi të organizuar dhe kjo është një sfidë për këtë mazhorancë.
Jeni duke folur për KE, që e dha Ok. Ndërkohë vende anëtare e bllokuan?
E bllokuan vende të rëndësishme. Dhe lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar është testi që duhet të kalojë Rama dhe qeveria për të marrë statusin. Ai duhet të thojë që, ajo që kam bërë para 21 janarit nuk është e vërtetë, ose të ndryshojë. Rama do ta mohojë që ka çuar nëpër kancelaritë europiane, letra për korrupsionin.
Kjo është një çështje që është mbyllur nga drejtësia. Çfarë duhet të bëjë Rama dhe ai ka thënë që zbatoj vendimin e gjykatës?
Nëse tërhiqet dhe respekton gjykatën, duhet ta thotë. Nëse e ka çuar këtë video në kancelaritë, duhet ta thotë.
Ju thoni që Merkeli ti thotë Ramës, ti kërkojë falje Ilir Metës?
Jo nuk po them këtë.
BE cilësohet si një klub kristian dhe Shqipëria me shumicë muslimane nuk lejohet të hyjë?
Në eksperiencën time kjo do ishte shumë e rëndë për një kryeministër, pasi gjermanët nuk e thonë. Nuk është kjo arsyeja dhe BE nuk është një klub fetar, pasi gjithçka që ka ndodhur në mbrojtjen e Bosnjes nuk do ishin bërë. Nuk besoj që këtë nuk e thotë asnjë nga kryeministrat e BE.
Në kohën kur ju keni qenë ministër i Jashtëm, në projekt-kushtetutën në preambul, theksoheshin rrënjët kristiane të BE dhe ato helene e romake, projekt që ka ekzistuar deri në samitin e Selaniku?
Nëse ka pasur persona që kanë dashur ta bëjnë këtë gjë, kjo nuk ka ndodhur. Në disa vende të BE ka më shumë muslimanë se në Shqipëri. Në kohën kur kam qenë ministër, Shqipëria cilësohej një model që mund të adaptohej edhe në vende të tjera të BE. Kriteri fetar nuk është parë asnjëherë si bllokues. Por faktori është kryerje e detyrave në Shqipëri. Rama është testuar kur ka qenë në opozitë.
Ju po thoni që nuk po luftohet shumë korrupsioni? Kjo mazhorancë po çon çështje në gjykatë, por kjo e fundit po i liron, si puna e kryebashkiakut të Kamzës?
Nuk ka një bashkëpunim mes palëve. Kësaj mazhorance iu kthyer akti normativ nga Kushtetuesja. Emërimet në administratën publike, po të shikojmë policinë, administratën e lartë, janë emëruar një sërë personash partiakë dhe pa konkurse.
Po të marrin dosjet e korrupsionit, ka dy dosje, një për kryebashkiakun e Vlorës e një për atë të Kamzës. Këta të dy janë njerëz në detyrë. Në momentin që gjithçka që kanë bërë këta, janë njerëz që mund të ndiqen në gjendje të lirë.
Kemi qasje të ndryshme nga PS dhe PD. Kur prokuroria mori nën hetim kryebashkiakun e Vlorës, Rama doli e tha që drejtësia të bëjë punën. Kur u arrestua Mziu PD, bëri presion ndaj drejtësisë?
Kur u mor nën hetim kreu i bashkisë Vlorë, u akuzua në gjendje të lirë. Rasti tjetër ishte më skandalozi. E para u arrestua. E dyta, që e shoqja kishte një argjendari dhe e treta u gjet një vulë. PD ka thënë gjithmonë që nuk e prezumojmë fajësinë dhe sot tha që PD i qëndron fakti që drejtësia të vazhdojë punën. PD ka akuzuar atë që bëri mazhoranca.
Flasim për ekonominë. Gjendjen ekonomike. Tani po ju pyes si ish-ministër i Financave. Si e përcaktoni gjendjen aktuale të ekonomisë?
Situata ekonomike është e brishtë. Shqipëria ka kohë që ishte në krizë kur Europa ishte në krizë dhe dy vendet, Italia dhe Greqia janë në krizë. Masat që janë marrë, ato që u morën para 2013 dhe buxheti i 2014, nuk është se i kanë dhënë një qetësi kësaj situate. Psikologjikisht është krijuar një pasiguri mjaft e madhe, tek biznesi, popullata dhe të huajt. Paketa fiskale nuk u konsultua në mënyrë transparente dhe Dhoma Amerikane e Tregtisë, apo jo Britanike, i kundërshtuan dhe kërkuar që të mos hynte në fuqi më 1 janar 2014. The Economist e fut Shqipërinë në grupin e dytë të vendeve që mund të kenë trazira sociale. Fakti që tre muaj nga kalimi i pushtetit, sepse po luhet me shifra, ulen tre muaj, që tre muajt e tjerë të jenë më mirë, pasi u krijua ideja e tejkalimeve të planeve. Nëse u besojmë këtyre shifrave, Shqipëria është pranë recensionit. Borxhi është rritur shumë, rreth 1 miliardë dollarë. Mundet që të mungojë edhe likuiditeti. Nga taksa progresive nuk përfitojnë 97 % e shqiptarëve. Janë 427 mijë vetë që marrin paga dhe 221 mijë vetë e kanë pagën deri në 40 mijë lekë. Gjatë fushatës Berisha gjatë fushatës ua hoqi. Është një 5 % që e kanë pasur rrogën mbi 130 mijë lekë. Të tjerë janë rreth 30 % dhe këta kanë përfituar. Nëse do e përmbledhim, nga taksa progresive që është taksa mbi pagën, për 1/8 e popullsisë përfitojnë vetëm 40 përqind.
Unë them që u është rritur taksa vetëm 3 %?
Nëse përdorim fjalën përfitojnë, atëherë përfitojnë 40 %, nëse themi pësojnë, atëherë e pësojnë 3 %. 56 % nuk përfitojnë as pësojnë. Por kemi taksën e naftës ku e pësojnë të gjithë. Inflacioni, taksa mbi shpinë, që e pësojnë të gjithë shqiptarët.
Ju jeni kundër rritjes së akcizës për cigaret, karaburantin, ku borxhi u thellua. Gjëja e parë që kanë bërë qeveritë europiane kanë rritur këto akciza?
Është demagogji dhe mashtrim ku thonë që shqiptarët nuk preken. 100 % të shqiptarëve u merren 200 milionë dollarë dhe shkojnë në arkat e shtetit.
Pak më parë thatë që situata është e brishtë, borxhi është i rrezikshëm?
Po pra këta e bënë borxhin të rrezikshëm, pasi morën 1 miliardë dollarë.
Pse thoni që kanë marrë borxh, pasi këta po paguajnë borxhet?
Kanë ngarkuar 100 % me taksa dhe u marrin atyre njerëzve që marrin mbi 130 mijë lekë. Ka marrë 220 milionë dollarë nga taksat dhe i futi në buxhet. Ka marrë 1.4 miliardë dollarë borxh për të shlyer sa. Borxhi është 120 milionë punë të papaguara dhe 200 milionë për TVSH. Është marrë një borxh 10 herë më shumë se sa duhet të shlyhet. Borxhi është marrë për të vënë qeverinë në rehati. Rama nuk e vret mendjen nëse realizohen të ardhurat apo jo, sepse ka marrë 1.4 miliardë borxh.
Sa janë disbursuar nga ky borxh, pasi mund të jenë si garanci?
Buxheti i 2014 e ka deficitin rreth 1 miliardë dollarë. Nuk rriten shpenzimet duke marrë borxh, pasi ke shkuar tek 74 % e borxhit dhe BE këtë ka thënë që është një pikë e rrezikshme. E dyta: Pse është marrë një borxh kaq i madh? Për të larë një borxh 120 milionë dollarë. Administrata doganore dhe tatimore po tenton që ta zgjidhë problemin e të ardhurave me anë të kompanisë “Croë Agent”. Gjëja më e lehtë që bëri mori borxh dhe nëse nuk realizohen të ardhurat do ti vazhdojë ti shpenzojë. Por a do të mund ti marrë, pasi nuk mudn të realizohet ankandi i bonove. Sistemi i bankave është problem tjetër, pasi biznesi dhe njerëzit nuk po kursejnë dot, pasi për shkak të sistemit progresiv do i merren dhe nuk do i depozitojnë e bankat nuk do blejnë bono.
Çfarë po ndodh në PD, pasi shumë analistë që thonë që lider është ende Berisha?
Nuk kam parë ndonjë analist ta thotë, pasi kryetar real i PD-së, është Basha. Berisha është një politikan aktiv, që e ka pranuar dhe vetë, pasi punon 16 orë në ditë për të dhënë kontributin e tij. Nuk shikoj duplime.
Ky Berisha kaq aktiv a po i bën hije Bashës?
Absolutisht jo. Berisha por jep këtë kontribut me eksperiencën që ka. Basha u zgjodh vetë me një anëtar një votë dhe po projektohet me kujdes për të bërë zgjedhjet.
Ju do të konkurroni për në forume e PD?
Një nga arsyet që jam marrë me politikë është lufta kundër mediokritetit dhe inferiorët dhe shumica e tyre janë në mazhorancën aktuale. Nuk kam marrë një vendim, por anëtarët e grupit parlamentar janë anëtarë të Kuvendit të PD.
E djathta po vazhdon të tkurret. Deputetë të saj po largohen drejt LSI dhe i gjithë grupi parlamentar i PDIU, do ti bashkohet qeverisë?
Nga grupi i PD, nuk është larguar asnjë person. Nëse nga opozita është larguar një person, kjo është një çështje e grupit që është në opozitë. Këtë lëvizje e bëri mazhoranca kur i duheshin 84 vota. Nuk janë numër që bëjnë opozitën, por cilësia, morali etj. PD pas 8 vitesh në pushtet është në rrugë të mbarë për të bërë zgjedhjet e reja, krahasuar me PS e vitete 2005-2009 apo 2013 e duke ardhur tek kjo e sotmja që kryeministri Rama thotë të mos bëhen zgjedhjet në PS, për shkak se fituam në zgjedhjet e 23 qershorit. Është shpërndarë një material dhe do presim zhvillimin e zgjedhjeve. Gabimet e kësaj mazhorance kanë bërë që anëtarët e PD-së, të bëhen më gjallë dhe të japin kontributin e tyre më të madh, në një parti që ishte 8 vite në pushtet.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)