Spiropali-emigrantëve: Regjistrohuni për të votuar, Shqipëria ka nevojë jo vetëm për dërgesat, por edhe për votën tuaj

 

Në çelje të procesit të regjistrimit të emigrantëve që duan të votojnë për zgjedhjet e 11 majit, edhe kryeparlamentarja Elisa Spiropali i bëri thirrje diasporës të regjistrohet.

Ajo tha se Shqipëria ka nevojë jo vetëm për të ardhurat që vijnë nga emigrantët, por edhe për votën e tyre.

‘Tashmë kemi një arritje të rëndësishme dhe jemi përpara një sfide të madhe. Kuvendi i Shqipërisë, me ndryshimin e legjislacionit zgjedhor, i hapi rrugë mundësisë që pjestarët e Diasporës të votojnë nga vendet pritëse. Në këtë mënyrë, kontributi ekonomik, social, vleror dhe njerëzor i Diasporës në zhvillimin e Shqipërisë do të plotësohet nga pjesëmarrja politike. Me mundësinë për të votuar në zgjedhjen për Kuvendin e Shqipërisë nga vendet ku jetojnë, emigrantët shqiptarë kanë më shumë hapësira për të marrë pjesë drejtpërsëdrejti në qeverisjen e vendit.

Në 11 janar fillon procesi i regjistrimit të votuesve nga Diaspora për zgjedhjet e 11 Majit, i cili vazhdon deri në 4 mars. Motra e vëllezër emigrantë, regjistrohuni për të votuar, në mënyrë që të ushtroni të drejtën dhe ndikimin tuaj në vendimmarrjet për punët tona të përbashkëta, që Shqipëria jonë të afrohet sa më shpejt me standardet e vendeve perëndimore ku jetoni. Shqipëria ka nevojë jo vetëm për dërgesat tuaja, por edhe për votën tuaj’, tha ajo.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet/ Diaspora nis regjistrimin, mbi 500 aplikime! Kryeson Gjermania, ndiqet nga Italia, Britania, Greqia e SHBA! Më shumë votues për Tiranën


S.B/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Aboneja falas për pensionistët dhe studentët, Veliaj: Tirana si familje, që kujdeset nga më të vegjlit deri te gjyshet dhe gjyshërit

Aboneja falas për pensionistët dhe studentët, Veliaj: Tirana si familje, që kujdeset nga më të vegjlit deri te gjyshet dhe gjyshërit