Islandë/ ‘Bukuri e frikshme’, llava dhe flakët vullkanike pranë Rejkjavikut, të filmuara nga avioni! (VIDEO)

Prej tre ditësh vullkani i riaktivizuar për herë të shtatë në Reykiavik të Islandës po shkarkon llavën e tij. 

Shpërthimi në gadishullin Reykjanes, rreth 30 kilometra larg Rejkjavikut, është filmuar edhe nga një aeroplan që i afrohet aeroportit të kryeqytetit islandez, edhe pse në fakt retë vullkanike cilësohen të rrezikshme për fluturimet dhe linjat ajrore, shkruan “La Repubblica”. 

I fjetur për rreth 800 vjet, sistemi gjeologjik i Gadishullit Reykjanes është zgjuar në vitin 2021. Islanda është përgjatë vijës së thyerjes midis Euroazisë dhe Amerikës së Veriut.

Shpërthimi nisi me pak paralajmërime të mërkurën, pak para mesnatës (20 nëntor), dhe e krijoi një çarje rreth 3 kilometra të gjatë. Megjithatë, kjo çarje vlerësohet më e vogël sesa ajo nga shpërthimi i fundit në gusht, tha Zyra Meteorologjike e Islandës.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani