Jemi mësuar të shohim deputete serioze që flasin në parlament, debatojnë ashpër apo jo. Por kurrë nuk kemi parë një ligjvënëse e cila në njëjtën kohë kryen detyrën e saj si deputete dhe nënë.

Unnur Bra Konradsdottir është deputetja e partisë së pavarsisë në Islandë e cila në seancën e 12 tetorit doli para deputetëve duke i dhënë gji vajzës së saj. Deputetja nuk kishte ndërmend të fliste por duhej të ndërhynte në debat ndërsa ishte duke u trajtuar çështja e emigrantëve.

“ Vajza kishte uri dhe nuk kisha parashikuar të flisja, e në fund të fundit të ushqesh foshnjen është gjëja më natyrale në botë” është shprehur deputetja.