Islandë, pas skandalit kryeministri
Gunnlaugsson kërkon zgjedhje
PDF/Lista me emrat e liderëve botërorë

 Islandë, pas skandalit kryeministri<br />Gunnlaugsson kërkon zgjedhje<br />PDF/Lista me emrat e liderëve botërorë
Kryeministri i Islandës Sigmundur David Gunnlaugsson i kërkoi presidentit Olafur Ragnar Grimsson të shpërndajë parlamentin pas akuzave se ai është përfshirë në parajsat fiskale të "Panama Papers".
 
Ndërsa mediat bëjnë me dije se presidenti ka kërkuar që të shtyhet vendimi derisa të flasë partitë politike.
 
Gunnlaugsson u shpreh se do të dorëhiqet nëse nuk fiton mbështetjen e partisë. Presioni mbi kreun e qeverisë erdhi pas protestave të një ditë më parë kur mijëra qytetarë kërkuan dorëheqjen e tij pas përfshirjes në skandalin e "Panama Papers".
 
Sipas mediave lokale manifestacionet ishin më të mëdha se ato të vitit 2009 të cilat cuan në rrëzimin e qeverisë. Merr përgjegjësitë e tua ku është kushtetuta shkruhej në pankartat të cilat mbaheshin në duar nga qytetarët.
 
Shumë prej protestuesve kanë gjuajtur me vezë godinën e parlamentit.
Më shumë se 28 mijë islandezë kanë firmosur një peticion ku kërkohet dorëheqja e kreut të Shtetit.
 
“Panama Papers”, islandezët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit
Pas skandalit të “Panama Papers”, kanë nisur reagimet e para në mbarë botën. Rreth 10 mijë qytetarë islandes protestuan para ndërtesës së parlamentit, ku kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Sigmundur Gunnlaugsson, i cili rezulton i përfshirë së bashku me gruan e tij në skandalin e fshehjes së të ardhurave në Parajsa Fiskale.

Por pavarësisht protestave, kryeministri islandes, është shprehur se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen pasi nuk ka kryer asnjë shkelje ligji. Gunnlaugsson ka deklaruar se pasuritë e vendit nuk janë dërguar në parajsa fiskale, por janë tatuar në Islandë, duke theksuar se ai nuk e ka vënë kurrë interesin e tij dhe familjes para atij të publikut.






panama islande

islande

Edhe Kremlini ka reaguar pas lakimit të emrit të Vladimir Putin si i përfshirë në skandal. Sipas zëdhënësit të tij, e gjitha kjo është një sajezë e SHBA-së dhe CIA-s, për të krijuar destabilitet në vend përpara zgjedhjeje parlamentare.

Mediat britanike, thonë se nga “stuhia”, financiare në Panama Papers, është prekur edhe kryeministri britanik David Cameron, pasi i ati i tij, Ian Cameron i cili ka ndërruar jetë në vitin 2010, kishte fshehur para në Parajsa Fiskale deri në vitin 1982. Por ky fakt është konsideruar nga Cameron si “çështje e pavarur dhe private e të atit”.

panama islande

Fotogaleria për foto të tjera

Pas dokumenteve të publikuar nga mediat perëndimore, mbrëmjen e së dielës ku shumë liderë botërorë, kompani dhe njerës të njohur fshehnin paratë e tyre në parajsat fiskale, kanë nisur hetimet.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari