Ismail Kadare bashkëbisedim me 
 artistët për letërsinë dhe teatrin

Ismail Kadare bashkëbisedim me <br /> artistët për letërsinë dhe teatrin
Ismail Kadare, me të cilin shumë prej nesh krenohet nëpër botë, i nominuar për çmim Nobel, ishte i ftuar nga Teatri Kombëtar Eksperimental.

Shkrimtari i madh, krijoi mundësinë për një komunikim pas shumë vitesh në publik të gjërë dhe kësaj rradhe me artistët e ngjitur në skenën e këtij teatri dhe jo vetëm.

kadare

Në formën e një bashkëbisedimi, u diskutua mbi letërsinë, problematikat jetësore të individit në shoqërinë shqiptare, për krijimtarinë e gjerë artistike, ndjesinë, dashurinë dhe sigurisht për teatrin.

Duke ndaluar ne figurën e Çehovit dhe akoma më gjërësisht në atë të Shekspirit.

Siç njofton Teatri Eksperimental, “meqënëse teatri ynë përgatitet për sezonin e ri artistik, i cili do mbeshtetet mbi Shekspirin dhe saktësisht në “Hamlet” dhe “Makbeth” që edhe Kadare i vlerësonte si dy veprat e tij më të mira, u fol mbi to, duke u ndalur në mënyrën se si Kadare i sheh dhe pse i vlerëson”.

Biseda e ngrohtë mes artistëve të rinj të teatrit dhe një figure kaq të madhe, u konkludua me dhurimin e 2 librave për secilin pjesëmarrës, të mundësuara nga Shtepia Botuese “Onufri”, sigurisht me autograf nga Ismail Kadare.

kadare

Marrë nga ATSH

Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Siguria detare, bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni

Siguria detare, bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni