Ismail Lulani rikthehet me një ekspozitë të rrallë retrospektive në Muzeun Kombëtar

Piktori i shquar Ismail Lulani pas shumë vjetësh mungese rikthehet me një ekspozitë të kuruar nga Helidon Haliti në bashkëpunim me piktoren Ormira Lulani.

Ekspozita e Ismail Lulanit do të qëllonte të ishte pasqyra e një artisti, doktor i shpirtrave , siç do ta quante kuratori Helidon Haliti, që shëroi vjeshtën, shëroi dimrin dhe ngrohu me ngjyra artin shqiptar. 

Kjo ekspozitë ka nisur si projekt në mendjen e kuratorit në bashkëpunim me të bijën e talentuar të piktorit, Ori Lulanin, shumë vite më parë. 

Piktorja Ormira Lulani e emocionuar për rikthimin e të atit përmes veprës në këtë ekspozitë tha se: “Besoj fort në fuqinë e artit dhe duke besuar në fuqinë e artit, besoj shumë edhe në pastërtinë e artistit, dhe besoj sot se im at, shpirti i tij, ndodhet këtu”. 

Pas këtyre fjalëve, kuratori Helidon Haliti afrohet dhe i thotë:  “Tregoju sot se e ke 20 vjet pa e parë në ëndërr dhe kjo ka ndodhur vetëm para tre ditëve”.

Ormira Lulani tha se: “Është e vërtetë, e pashë thjesht në ëndërr para tre ditëve, sepse kishte kohë që më mungonte dhe iu afrova dhe më përqafoi e vetëm kaq tha: “Ia dolëm!”

Drejtori i Muzeut Kombëtar Dorian Koçi, para se t’i ftonte vizitorët për të shijuar punimet e rralla të piktorit Lulani, tha se:  “Kam qenë dëshmitar i një pune të vazhdueshme që Ormira ka bërë me piktorët së bashku me kuratorin Helodin Halitin, për sa iu përket pikërisht ekspozitave të ndryshme të hapura pikërisht në sallë, në Muzeun Historik Kombëtar. Por në të njëjtën kohë kam parë sesa me përkushtim është punuar për këtë ekspozitë, në të cilën është kuruar çdo moment i caktuar, është kuruar çdo detaj i vogël, deri me punime të diplomës  me surprizat nga krijimtaria e Ismail Lulanit, ku një pjesë e madhe veprave të të cilit shfaqen për publikun për herë të parë. 

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ndihet e lehtësuar që në prag të rikonstruksionit të Galerisë Kombëtare është Muzeu Kombëtar ai që hapi dyert për piktorin e shquar. 

“Është një moment reflektimi për të gjithë ne, sepse kemi një koleksion që vjen nga familja, që tregon një përkushtim dhe patjetër një sfidë, një vështirësi që vetë familjarët kanë arritur ta çojnë përpara dhe kanë ruajtur një thesar shqiptar, një prekje shpirtërore që nuk lidhet vetëm me faktin e të qenit pjesëtar i familjes dhe për këtë arsye e kanë ndjerë detyrimin moral, por i kanë dhënë kombit një kontribut të çmuar dhe në këtë rast dua ta them me plot gojën që ne jemi  vetëm mbështetësit e vegjël, sepse punën më të madhe  e kanë bërë vetë njerëzit. Ne jemi ata që vetëm duhet ta lartësojmë këtë moment”, -tha zonja Margariti.  

Shumëllojshmëria e punëve dhe trajtesa e objekteve dhe subjekteve të veprës e veçojnë Ismail Lulanin nga të tjerët. 

Dhurata Hamzai: Helidon, ku është ajo thyerja e madhe, hapja  Lulanit në rrymën e realizmit socialist si piktor?

Helidon Haliti: “Në vitin 1986 ka qenë prezantimi im i parë me Ismail Lulanin në Galerinë Kombëtare të Arteve, ku ishte ekspozita e traditës, ajo e Nëntorit, dhe të jem i sinqertë, vetëm realizëm socialist nuk pashë tek ai piktor.  Ndërkohë që ishte gjithçka shabllon, aty pashë një piktor të magjishëm me ato laskat e papara, të cilat kishin një gërshetim të jashtëzakonshëm të vlerave dhe antivlerave, gjë që është shumë e rëndësishme për një piktor dhe në rastin konkret antivlera quhet qetësimi i tablosë, gjë që ishte e ndaluar në tablotë e soc-realizmit. Duhej të vlerësohej ajo që quhet thjesht propagandë. Tek Lulani nuk shikon asgjë të tillë. Me shumë elegancë i është shmangur kësaj.” 

Pas shumë vitesh mungesë, vizitorët e panë të rikthehej piktorin e paharruar, Ismail Lulanin, atë që ngriti në kult artin, dhe gdhendi një mbiemër të madh, “Lulanët Muze”.   

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja