TIRANË- Bashkia e Tiranës ka vijuar aksionin për pastrimin e hapësirave publike të zëna nga subjekte të ndryshme. Aksionin e ka inspektuar nënkryetari i bashkisë Isuf Shehu, i cili tha se përvec pastrimit janë marrë masa ndaj gjithë abuzuesve.
"Sot jemi në ditën e pestë të aksionit që bashkia Tiranë po ndërmerr për rehabilitimin e hapësirave publike. Siç e shihni sot jemi pas kësaj tabele për të shënar fillimin e punimeve në këtë zonë dhe për rehabilitimin e këtij ambienti. Neve jemi duke planifikuar marrjen e të gjitha masave të cilat do të sanksionojnë vendosjen e penaliteteve për të gjithë ata të cilët zënë hapësirat publike dhe këto masa do jenë teje të ashpra. Në këto lloj mënyrë ne do mundohemi që ta çlirojmë këtë qytet nga të gjitha veprimet dhe nga të gjitha abuzimet. Policia bashkiake dhe këtu kam drejtorin e saj ka ndërmarr masa dhe ka vendosur gjoba ndaj të gjithë subjekteve të cilët kanë shkelur hapësirat publike"-u shpreh Shehu
Pas njësisë 5 që është konsideruar ndër zonat me problematike, aksioni në muajin shtator do të shtrihet edhe në disa njësi njëkohësisht.
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO