Itaili/ I infektuar me COVID, shqiptari ndërron jetë në burg pasi doli nga spitali

Itaili/ I infektuar me COVID, shqiptari ndërron jetë në burg pasi doli nga spitali

ITALI - Një 60-vjeçar shqiptar humbi jetën në një burg në komunën e Larino, në Molise të Italisë. Shqiptari, sipas mediave fqinje, kishte pak orë që kishte dalë nga spitali.

Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai gjeti vdekjen pasditen e së enjtes në qeli. Disa ditë më parë, 60-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet publik, kishte rezultuar pozitiv me COVID.

Lajmi u konfirmua nga sekretari i përgjithshëm i sindikatës së Policisë së Penitenziaria, Aldo di Giacomo.

“Dyshimet janë se i dënuari ka vdekur si pasojë e arrestit kardiak, por kjo rihap temën e sigurisë shëndetësore në institucionet e vuajtjes së dënimit dhe të vëmendjes së dobët që qeveria ka treguar, me vendimin për t’i bërë vaksinën e AstraZeneca, policive dhe të dënuarve”, tha ai.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja