Itali, 1.5 ton drogë në peshkarexhë
pranga shqiptarit dhe 2 italianëve
Mbi 1.5 ton është sasia e lëndës narkotike të sekuestruar në bordin e një peshkarexhe në portin e Manfredonia në Itali. Autoritetet italiane bëjnë të ditur se lënda narkotike vinte nga Shqipëria. Arrestohet një shqiptar dhe dy italianë.(Foto, shqiptari Guri Bushi dhe momenti i arrestimit në peshkarexhë)
ITALI - Mbi 1.5 ton është sasia e lëndës narkotike të sekuestruar në bordin e një peshkarexhe në portin e Manfredonia në Itali. Sipas autoriteteve italiane, droga ishte fshehur brenda në anijen e peshkimit prej 15 metrash me 3 persona në bord, dy italianë dhe një shqiptarë. Micheleantonio Nenna, 57 vjeç, Matteo Castriotta, 23 vjeç dhe shtetasi shqiptar Guri Bushi, 40 vjeç, u arrestuan në bordin e anijes së peshkimit 'Atlantide 1', pronari i të cilës është Nenna-s, pranë bregut të Vieste në lartësinë e Pugno Chiuso.
Operacioni policor, ku u arrestuan tre personat, nën akuzën për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe trafik armësh, u ezkekutua natën e kaluar nga agjentët e Komisariatit të Policisë së Manfredonia-s në bashkëpunim me Skuadrën Mobile të Foggia-s, dhe me ndihmën e Guardia di Financa të Manfredonia-s, Taranto-s.
Sipas autoriteteve italiane, mësohet se brenda në anije janë gjetur edhe armë pa leje. Autoritetet italiane bëjnë të ditur se lënda narkotike vinte nga Shqipëria.
Të tre personat kanë tentuar të sjellin në Itali më shumë se një tonelatë e gjysëm lëndë narkotike dhe armë të klasifikuar si të jashtëligjshme dhe municione luftarake.
Anija ishte mbushur plot e përplot me drogë, të ndarë në 88 thasë, për destinacione të ndryshme.
Në kabinën e pilotit u gjet një pushkë e tipit AK 47, që mendohet të jetë prodhim kinez, pajisur me karikator dhe baionete, dhe 60 fishekë. Gjithashtu në kabinë u konfiskuan dhe një pistoletë e tipit 7.65, prodhim çekosllovak, 30 municione të të njëjtit tip dhe një silenziator.
Mendohet që droga të jetë importuar nga organizata kriminale të Foggia-s për tu shpërndarë më pas në qytetet e tjera italiane.
Lajmi u publiku fillimisht në orën 11:13 dhe u përditësua më 17:40
Redaksia Online(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
54.2%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 890
Lajme të tjera
-
Dea bëhet lidere, Olta i jep këshillën ‘gjeniale’: Tani bëje lëmsh gjithë shtëpinë
30 Mars, 09:38
-
Ndeshja e fundit e sezonit, tifozët e Arsenalit blejnë biletën për 28 mijë euro
30 Mars, 09:36
-
Rithemelimi mbledh grupin parlamentar
30 Mars, 09:30
-
Sot dita botërore e mjekëve, Presidenti Begaj uron ‘bluzat e bardha’: Respekt dhe mirënjohje
30 Mars, 09:26
-
Homazhet brenda shtëpisë së Big Brother VIP/ Gafa e radhës e Deamishel: I urojmë ngushëllime familjes së Pal Kolës (VIDEO)
30 Mars, 09:19
-
BE-ja arrin marrëveshje ambicioze për energjinë e ripërtëritshme, synon të rrisë burimet nga era dhe dielli
30 Mars, 09:17
-
Gjermania miraton pr/ligjin për migracionin, do lejojë mbi 50 mijë punëtorë të pakualifikuar nga Ballkani të punësohen
30 Mars, 08:58
-
Beteja e Tiranës dhe diferencat e thella midis palëve
30 Mars, 08:52
-
E rëndë në Gramsh, pacienti 66-vjeçar hidhet nga kati i 4-t i spitalit, dërgohet me urgjencë në Tiranë
30 Mars, 08:45
-
Ambasadori amerikan: Marrëveshja e Ohrit do shënohet në histori! Ballkani Prëndimor duhet të bëjë përpjekje për t'u afruar me BE
30 Mars, 08:42
-
Përplasen dy helikopterë ushtarakë të SHBA-së në Kentaki
30 Mars, 08:42
-
‘Thumbi’ i Ronela Hajatit për kolegët: Suksese këtë verë zogj! Mesazhi për përfaqësimin e Shqipërisë nga Albina Kelmendi në Eurovision
30 Mars, 08:19