Itali, 1 milion € drogë, jepen dënimet për bandën shqiptare/Ja Emrat

Itali, 1 milion € drogë, jepen dënimet për bandën shqiptare/Ja Emrat

Droga e kapur dhe 5 anëtarët e bandës shqiptare

Dy nga të pandehurit e arrestuar në Itali gjatë operacionit të koduar “Cargo” janë dënuar me gjykim të shkurtuar me 7 e 5 vite burgim për trafik ndërkombëtar droge.

Më herët, ishin dënuar me marrëveshje tre të pandehurit e tjerë te çështjes. Pasditen e kësaj të mërkure, një gjykatë e shkallës së parë në Itali ka dënuar me 7 vite burgim shqiptarin Vital Meçon, 43 vjeç, me banim në komunën Cento dhe pesë vite burgim për marokenin Nour Eddine Benazzi, 43 vjeç.

Meço dhe Benazzi u arrestuan bashkë me spanjollin Joaquin Martinez 37 vjeç, Tonin Bibaj 33 vjeç dhe Alfred Gjoka 36 vjeç, mëngjesin e 23 tetorit 2017, gjatë operacionit policor të koduar “Cargo”, i realizuar nga policia e Ferraras. Spanjolli dhe dy shqiptarët u dënuan me marrëveshje me 4 vite burgim secili.

Gjatë ndalimit të tyre, u sekuestrua një ngarkesë prej 110 kg marijuhanë që sipas policisë, nëse shitej me doza të vogla do të gjeneronte mbi 1 milion euro. Të gjithë të arrestuarit u akuzuan për trafik ndërkombëtar droge. Sasia e lëndës narkotike u gjet në një kamion që vinte nga Spanja, që e transporte drogën të fshehur mes arkave me fruta.

Policia ishte në dijeni të ngarkesës së drogës që do transportohej në Ferrara. Kur mjeti i ngarkuar me drogë mbërriti në destinacion, në një garazh në Ferrara, efektivët ndërhynë duke arrestuar 5 personat, tashmë të dënuar. Nën drejtimin e automjetit ishte spanjolli, ndërsa tre shqiptarët prisnin ngarkesën në garazh. Aksioni u mbyll pas rreth 1 muaj hetimesh.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    ‘Rasti Qefalia’, a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Britania ndryshon ligjin, i jep përparësi kërkesave për azil nga shqiptarët

Britania ndryshon ligjin, i jep përparësi kërkesave për azil nga shqiptarët