Itali, 13 shqiptarë dhe kolumbianë në pranga! Guardia di Financa sekuestron 365 kg lëndë narkotike! (VIDEO)

Sicilianë, kolumbianë, dhe shqiptarë, anëtarë të një ‘karteli droge’ i përbërë nga dy grupe kriminale, u godit  nga Policia e Financave e Catania-s e cila coin ë pranga 13 persona, mes tyre ishin 4 shqiptarë.

Ata akuzohen për trafikimin dhe tregtimin e drogës.  Gjatë hetimit u sekuestruan 365 kilogramë drogë, përfshirë marijuanë dhe kokainë. Në operacionin e koduar ‘Cocorito’ morën pjesë mbi 100 efektivë të komandës provinciale të Guardia di Finanza të Catania, me bashkëpunimin dhe mbështetjen e Shërbimit Qendror të Hetimit të Krimit të Organizuar (Scico). 

Nga hetimet, antimafia e Katanias, e cila koordinonte hetimet e Njësisë së Policisë Ekonomike dhe Financiare të Policisë Financiare të kryeqytetit Etna ka thënë se  ky kartel droge që vepronte në qytet ishte në gjendje të tregtonte sasi të mëdha droge.

Grupi i parë kriminal drejtohej nga dy vëllezër kolumbianë, të identifikuar si Ruben Dario Rodriguez Mondragon dhe Julio Cesar Rodriguez Hurtado, të cilët ndihmoheshin nga dy persona të tjerë nga Amerika e Jugut.

Organizata e dytë kriminale - e promovuar nga Viktor Dalipaj, Petraq "Pietro" TROKA dhe nga Adriano Spina u nda vetë në dy grupe.

Banda shqiptare drejtohej nga Julian “Juli” Hoxhaj dhe Indrit “Endri” Karafili dhe ishte aktive në importin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike nga Shqipëria, të cilat më pas u shiteshin organizatave kriminale që vepronin në Siçili.
Grupi i dytë, i udhëhequr nga Sebastiano “Mishi” LOMBARDO, Salvatore LITTERI dhe Gioeli MUSUMECI, blinin drogë të llojit marijuanë nga grupi i Hoxhaj dhe Karafili, të sipërpërmendur dhe më pas e shisnin përsëri në Katania.

Të arrestuarit e kartelit të drogës

Viktor Dalipaj , lindur në Shqipëri, 46 vjeç;

Petraq Troka , i njohur si “Pietro”, lindur në Shqipëri, 33 vjeç;

 Juljan Hoxhaj , i njohur si “Juli”, lindur në Valona (Shqipëri), 29 vjeç;

Indrit Karafili , i njohur si “Endri”, lindur në Shqipëri, 34 vjeç;

Hillaris Sotiris , i njohur si “Hilary”, lindur në Kolumbi, 26 vjeç;

Julio Cesar Hurtado Rodriguez , i njohur si “Cheo”, lindur në Kolumbi, 30 vjeç;

Ruben Dario Mondragon Rodriguez , lindur në Kolumbi, 35 vjeç;

Robert Andres Rodriguez Mina , aka “Solìto”, lindur në Buenaventura (Kolumbi), 26 vjeç;

Brahallan Ivan Escobar Buritica , i njohur si “Bryan”, lindur në Kolumbi, 27 vjeç;

Adriano Roberto Spina , i njohur si “xhaxhai”, lindur në Nicolosi (CT), 56 vjeç;

Salvatore Litteri , i njohur si “Paolo”, lindur në Catania, 36 vjeç;

Sebastiano Lombardo , i njohur si “Sebi e Mishi”, lindur në Catania, 31 vjeç;

Gioeli Carmelo Musumeci , i njohur si “Gioele”, lindur në Catania, 39 vjeç.

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Adriatik Doçi: U përball me bandat me automatik/ Kush është Elvin Gogaj, prokurori që po heton Belind Këlliçin

Adriatik Doçi: U përball me bandat me automatik/ Kush është Elvin Gogaj, prokurori që po heton Belind Këlliçin