Itali, klani shqiptar në Milano drejtohej nga fisi “Lusha” e “Goseni”! Pamje kur numëronin lekët e trafikut! I investonin në Shqipëri!

Detaje të reja nga operacioni antidrogë në Milano që çoi në arrestimin e 24 personave mes tyre 16 shqiptarë, 5 marokenë dhe një tunizian.

Plot 200 karabinierë morën pjesë në operacionin e arrestimeve që u ndërmor të mërkurën e 13 shtatorit 2023 ku u kryen 40 kontrolle, u sekuestruan të ardhurat e veprimtarisë së trafikut të drogës, që kapin vlerën e qindra mijëra eurove. Ndërkohë janë arrestuar në flagrancë 1 italian dhe 2 shqiptarë të cilëve u gjetën sasi të mëdha droge

Hetimet nisën në prill 2020, pas një letërporosie të autoriteteve zvicerane dhe kanë të bëjnë me zbulimin e strukturës së dy organizatave kriminale që bashkëpunonim me njëra tjetrën dhe drejtoheshin nga dy familje shqiptare, e para me mbiemër “Lusha” dhe e dyta me mbiemër “Goseni”, shkruan Repubblica

Lusha kishin shtrirje në Peschiera Borromeo, të Milanos dhe Goseni në Cologno Monzese. Të dy kishin lidhje operative në Shqipëri, ku investoheshin të ardhurat nga aktivitetet e trafikut të drogës, shkruan gazeta italiane. 

Baza e tyre ishte në Milano, por degët shtriheshin në të gjithë Italinë Veriore, por deri në Kalabri dhe Zvicër.

Trafiku i heroinës dhe kokainës bëhej kryesisht nëpërmjet autobusëve, korrierëve dhe kamionëve. Banda furnizonte me drogë rrjete shpërndarësish në territorin Italian dhe Zvicër, pjesa më e madhe ishin shpërndarës me origjinë afrikane.

Gjatë hetimeve, nga disa përgjime telefonike dhe ambientale rezultoi se disa anëtarë të njërit prej dy grupeve, mes tyre edhe njeriu në krye të grupit “Goseni”, menaxhonin në mënyrë të qëndrueshme dhe të organizuar një rrjet shfrytëzimi prostitucioni. Bëhet fjalë për të paktën 20 vajza nga Evropa Lindore, të cilat detyroheshin përmes kërcënimeve dhe dhunës të prostituoheshin në apartamentet e menaxhuara nga organizata kriminale, sidomos në zonën e Milanos. Gjithashtu ata viheshin në dispozicion dhe në faqet e takimeve online. Ata akuzohen edhe për grabitje dhe zhvatje të vajzave të cilat I kërcënonin se nëse do të largoheshin do I bënin publike videot porno

Gjatë operacionit që u ndërmor në Bergamo, Monza, Brianza, Torino e Verona u sekuestruan 42 kg heroinë, kokainë e hashash, 2 pushkë, dhe 50 mijë euro. Gjithashtu u identifikua dhe një apartament i cili përdorej si rafineri droge si dhe magazinë për të ruajtur ngarkesat e drogës.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 14/09/2023 13:31

    Na felliqen gjithandej keto kokecepat

    Përgjigju
    • Artan: 15/09/2023 13:26

      Nga keta plehra vuajm ne te ndershmit me pun me djers.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë