Pothuajse 200 karabinierë u mobilizuan në orët e para të mëngjesit të mërkurën e 13 shtatorit për të arrestuar 24 persona. Bëhet fjalë për një operacion kundër trafikut ndërkombëtar të drogës dhe kundër shfrytëzimit të prostitucionit, i koordinuar nga policia e Milanos dhe e Brescias.
Organizata kriminale kishte baza logjistike në provincën e Milanos dhe degë në të gjithë Italinë e Veriut, sidomos në Monza Brianza e Bergamo, por dhe në Kalabri dhe në Zvicër, gjithashtu kishte lidhje të vazhdueshme edhe me Shqipërinë.
Bëhet fjalë për 24 të arrestuar, 2 italianë dhe 16 shqiptarë, 5 marokenë dhe 1 tunizian. Urdhrat e arrestit janë dhënë nga gjyqtari hetues i gjykatës së Milanos, me kërkesë të drejtorisë lokale të antimafia, në bashkëpunim të ngushtë me prokurorinë publike të Monzës.
Sipas hetimeve të arrestuarit kryeninin trafik droge në territorin italian dhe zviceran.
Arrestimet u kryen në provincat e Milanos, Brescia, Bergamo, Cremona, Lecco, Lodi, Mantua, Monza Brianza, Piacenza, Savona, Torino, Varese dhe Cosenza. Gjithashtu janë kryer 40 kontrolle për sekuestrimin e produkteve të veprimtarisë së trafikut të drogës.
Trafikantët mendohet se qarkullonin miliona euro nga trafiku i drogës, shkruan media italiane
Kokaina
Hetimet nisën në prill 2020 nga një letërporosie ndërkombëtare pas arrestimit në flagrancë të një shtetasi italian në territorin zviceran me 6 kilogramë heroinë në makinën e tij. Gjithashtu hetimet arritën të zbulonin lidhjet mes dy organizatave kriminale,në krye të të cilës shin shqiptarë. Gjatë hetimeve u provuan një sërë episodesh të trafiku të drogës në provinca të ndryshme të Italisë Veriore (Bergamo, Monza dhe Brianza, Torino dhe Verona). Gjithsej janë sekuestruar 42 kg lëndë narkotike mes tyre heroinë, kokainë dhe hashash dhe 40 kg përzierës, 2 pushkë dhe 13 mijë eurosh cash. Gjithashtu u identifikuan një apartament dhe një magazinë që përdoreshin si rafineri droge, si dhe disa apartamente dhe garazhe që shërbenin për ruajtjen e ngarkesave të drogës.
Prostitucion
Organizata menaxhonte në mënyrë të qëndrueshme dhe të organizuar një linjë të shfrytëzimit të prostitucionit të vajzave nga Lindja. Po kështu janë evidentuar dhe episode grabitje dhe zhvatjesh. Vajzat viheshin në dispozicion edhe në faqet e takimeve online dhe të prostituoheshin në banesat e menaxhuara për këtë qëllim nga vetë të dyshuarit.