Arrestohen dy shtetas shqiptarë në Komo të Italisë. 47 vjeçarët Armando Xifaj dhe Ermir Daci, janë arrestuar në provincën e Komos pasi akuzohen për posedim droge. Sasia e drogës së gjendur ishte 17.5 kg heroinë dhe 9 kg substancë që përdoret për prerje. Sipas mediave italiane, vlera e drogës kalon 300 mijë euro.
/Shqiptarja.com
Droga është sekuestruar në banesat e tyre. Heroina ishte e ndarë në 33 pako brenda një çante laptopi, një çante plazhi dhe një çante plastike. Agjentët e policisë kanë sekuestruar edhe dy peshore me vlerë si edhe kartmonedha të shumës prej 50.00 mijë euro.
Akuza për shpërndarje droge, është e njëjtë për të dy shtetasit.
"Thuhet se i përfshirë ishte edhe një shqiptar i tretë dhe policia italiane është në kërkim të tij", shkruam lasicilia.it.
Shqiptarët kanë përfunduar në pranga në Comasco, në kufi me Provincën e Varese. Ata kanë mbajtur përgjegjësi për aktin e kryer.

Armando Xifaj (majtas) Ermir Daci (djathtas)
d.gj/ Shqiptarja.com











