Itali, 2 shqiptarë në pranga
tregtonin drogë për klientë VIP

ITALI - Tre persona kanë rënë në pranga nga policia italiane, ku mes tyre dy shqiptarë, pasi tregtonin kokainë për sipërmarrësit dhe menaxherët e pasur të zonës së Teramos në Itali.

Të arrestuarit janë dy shqiptarë dhe një italian, Elidon Ngjela 27 vjeç, Qemal Çela 33 vjeç, emigrant të rregullt si dhe italiani Fabio Calabrese 33 vjeç.

Karabinierët e komandës ‘Alba Adriatica’ në Teramo, kanë goditur një rrejt të madh trafikimi të drogës, që sipas policisë është një rrjet i mirorganizuar.

Klientë të shqiptarëve trafikant ishin, sipërmarrës, studentët, bankier, pronarë dyqanesh dhe kërcimtarë, të cilët në raport të rregullt blinin dy e më shumë doza njëkohësisht. Kapo të rrjetit të shpërndarjes ishin dy shqiptarët, ku për të mbajtur raportet direkt me klientët, përdornin kalabrezin si ndërlidhës.

Italiani ndërlidhës me klientët kujdesej për marrjen e porosive me telefon, përcaktimin e dozave dhe dorëzimin në vendin dhe orën e caktuar më parë. Pas marrjes së porosisë ishin shqiptarët ata të cilët sillnin porosinë dhe merrnin pagesat, ritual ky i vazhduar për disa kohë pa u frikësuar nga askush.

Ka qenë një sinjalizim i një klienti të varur nga droga, që ka vënë në lëvizje policinë e cila pas informacioneve ka bërë të mundur goditjen e trafikantëve që operonin në grupe në qytezën e Teramos në Itali.
(ar/Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 18 Shkurt, 07:09

    Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?



×

Lajmi i fundit

Bisedimet SHBA-Rusi në Riad/ Trump: Shkuan shumë mirë, Ukraina nuk duhet ta kishte nisur luftën! BE: Putin kërkon të na ndajë, mos të biem në grackë

Bisedimet SHBA-Rusi në Riad/ Trump: Shkuan shumë mirë, Ukraina nuk duhet ta kishte nisur luftën! BE: Putin kërkon të na ndajë, mos të biem në grackë