Dy shqiptarë sulmuan sot me shkopinj një efektiv policie në Itali, duke e plagosur brutalisht, kryesisht në kokë, raportojnë mediat italiane.
Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 13:00 në Foligno, teksa polici ishte duke pritur djalin e tij të dilte nga shkolla dhe është parë nga dëshmimtarë të shumtë, mes tyre edhe shumë nxënës së shkollës së mesme.
Dy shqiptarët, të moshës 20 dhe 30-vjeç, ja mbathën pasi dhunuan efektivin, por u arrestuan disa orë pas ngjarjes. Ata janë me precentë të mëparshëm penale dhe një prej tyre mbahej në vëzhgim të veçantë nga policia.
Nuk dihen akoma shkaqet e sulmit, por dyshohet se të rinjtë kishin mëri të vjetra ndaj efektivit për shkak të arsyeve që lidhen me profesionin e këtij të fundit, raportojnë mediat lokale.
Karabinieri nuk ishte në shërbim dhe ishte veshur civil, kur u sulmua. Ai u transportua në spital nga një autoambulancë dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com