Deri në këto momente numri i viktimave ka shkuar 250, megjithëse shifrat ndryshojnë nga ora në orë dhe autoritetet i druhen rëndimit të bilancit pasi raportohet për persona të zhdukur.
368 është numri i të plagosurve nga tërmeti në Itali deri këto momente, ndërkohë që shumë prej viktimave janë fëmijë dhe të rinj.
Toka vijon të lëkundet.
Frika në zonat e prekura nga tërmeti në Itali vazhdon të mbetët e madhe. Lëkundje të shpeshta, por fatmirësisht jo të fuqishme, janë regjistruar sërish në zonat që u goditen nga tërmeti i djeshëm.
Lëkundja e fundit u regjistrua në 14:36 minuta me magnitudë 4.3, por fatmirësisht pa pasoja.
Instituti sizmik konfirmon edhe një lëkundje të re të tërmeti të regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në shkallën 4.5 ballë të shkallës Rihter.
Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com