Marco dhe Marco Antonio Procopio, baba e bir, të dy kirurgë estetikë do të duhet që të ulin qepenat e klinikës së tyre, pasi po përballen me akuza për vdekjen e Margaret Spada, 22-vjeçares që vdiq më 4 nëntor gjatë një procedure rinoplastike. Gjykatësi hetues ka urdhëruar që ata të ndalohen të ushtrojnë profesionin për një vit.
Ndalimi është në fuqi në Itali dhe jashtë vendit, ku Procopio-t - të përfaqësuar nga avokati Domenico Oropallo janë zhvendosur pasi u përfshinë në stuhinë gjyqësore që pasoi vdekjen e 22-vjeçares siciliane. Prokurorja Eleonora Fini kishte kërkuar arrestimin e babait dhe vetëm pezullimin e të birit.
Gjykatësi hetues vendosi që, duke pasur parasysh se kishte kaluar pothuajse një vit që nga tragjedia, masat paraprake në lidhje me kufizimin e lirisë personale nuk ishin më të zbatueshme, duke e konsideruar pezullimin të mjaftueshëm për të parandaluar tragjedi të mëtejshme. Familja e vajzës, e ndihmuar nga avokati Alessandro Vinci, po kërkon të njihet se nëse shërbimet emergjente mjekësore do ishin dhënë në kohë, shanset e mbijetesës së Margaret do të ishin rritur.
Një raport i NAS u paraqit ditët e fundit, duke deklaruar se kaluan midis 32 dhe 36 minutave që Margaret Spada ishte në sallën e operacionit të paautorizuar të Marco Antonio Procopio dhe mbërritjes së ambulancës. Kjo është një kohë e pafundme për dikë në atak kardiak, dhe në mënyrë të pashmangshme i kushtoi jetën 22-vjeçares siciliane, e cila ua kishte besuar veten dy mjekëve për të kryer një rinoplastikë më 4 nëntor. Gjatë asaj gjysmë ore, babai dhe djali dyshohet se bënë përpjekje të pakta për ta ringjallur atë, në vend që të kërkonin ndihmë.
Ndoshta nga frika se aktivitetet e tyre të paautorizuara do të zbuloheshin, ndoshta duke shpresuar të anashkalonin procedurat e përcaktuara. Prokurorja Eleonora Fini kundërshtoi akuzat kundër dy të dyshuarve gjatë marrjes në pyetje para gjyqtares hetuese Daniela Caramico D’Auria, e cila pritet të vendosë mbi kërkesën për arrestimin e tyre dhe ndalimin e tyre nga ushtrimi i profesionit të mjekësisë.
Karabinierët rindërtuan kohën e vonesës fatale me një diferencë gabimi prej vetëm disa minutash. Ata filluan me një foto të bërë nga celulari në sallën e operacionit nga i dashuri i viktimës, e cila tregon Margaret tashmë pa ndjenja, dhe më pas shqyrtuan regjistrat e thirrjeve për 112 dhe 118, duke llogaritur kohën e mbërritjes dhe të operacionit.
Gjatë asaj gjysmë ore, defibrilatori nuk u përdor (kishte një të tillë, por bateritë e tij ishin të shkarkuara), dhe në vend të kësaj, u krye masazh kardiak me thithje lëngu nga mushkëritë. Sidoqoftë, përdorimi i defibrilatorit do ta kishte bërë të detyrueshëm transportin e saj në spital, duke zbuluar se çfarë kishte ndodhur.
Pjesa tjetër e akuzës bazohet në ekspertizën mjekësore, një proces që zgjati dhjetë muaj dhe përfshinte pesë specialistë të ndryshëm. Midis tyre, një patolog i cili vërtetoi se prerja në hundën e saj ishte një shenjë e qartë e një procedure kirurgjikale për të cilën institucioni nuk ishte i certifikuar./Corriere della Serra
Komente










