ITALI – Policia italiane ka arrestuar një të ri shqiptar pasi tentoi t’i vinte zjarrin nënës së tij. Ngjarja ka ndodhur në San Giorgio (Piacenza).
 
27-vjeçari i arrestuar pasi i ka hedhur benzinë në trupë nënës më pas ka nxjerr çakmakun nga xhepi për t’i vënë flakën.
 
Incidenti erdhi pas një debate nënë e bir dhe i riu ka reaguar në mënyrë të çuditshme dhe që mund të kishte përfunduar në tragjedi.
 
Në momentin vendimtar ka ndërhyrë kryefamiljari duke e bllokuar të birin të ndizte çakmakun.
 
Gruaja më pas ka dalë në rrugë për të kërkuar ndihmë, ku djali i saj e ka ndjekur nga pas duke e goditur me grushte dhe shkelma.
 
Skena është parë edhe nga disa kalimtarë të cilët i kanë telefonuar policisë.
 
Me mbërritjen e policisë, 27-vjeçari ka mundur të largohet, por është arrestuar disa minuta më pas i fshehur në një kamion.
 
Shqiptari tashmë ndodhet në burg dhe ndaj tij rëndon akuza e tentativës së vrasjes.

Redakia Online
(f.s/shqiptarja.com)