30 vite burg për nënën e cila vrau djalin 8-vjeçar, pasi ky i fundit kish zbuluar se nëna kishte lidhje intime me gjyshin e tij .
Veronica Panarello e mbylin djalin e mitur me një kabëll elektrik dhe e hodhi trupin e tij një rrugë dytësore në Itali. Ajo u mundua ta fshehë ngjarjen duke thënë se djalin ia kishin rrëmbyer, por hetimet zbuluan edhe të vërtetën makabre.
Fillimisht në polici ajo kish rrëfyer se e kish çuar djalin në shkollë dhe më pas fëmija nuk ishte shfaqur. Avokatja e Veronicas këmbënguli në pafajsinë e saj dhe u shpreh se do ta apelojë vendimin.
Ngjarja ka ndodhur në 28 nëntor të vitit 2015 dhe hapi shumë debate në mediat italiane të cilat e përshkruan si një pjesë të tragjedisë antike greke.
Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com