Itali/ 33-vjeçari shqiptar u mor peng dhe u torturua nga 4 shqiptarë të tjerë për 16 orë, kërkonin 60 mijë euro
Godina ku 33-vjeçari shqiptar u mbajt peng
ITALI – Një 33-vjeçar shqiptar ka përjetuar 16 orë torture pasi u rrëmbye nga 4 shqiptarë të tjerë, të cilët si qëllim kishin përfitimin e 60 mijë eurove nga kushëriri i të rrëmbyerit.
Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur mes 18 dhe 19 gushtit të vitit të kaluar.
Rrëmbyesit i identifikuar si Klejdo Islamaj, 26 vjeç, Lorenc Proshka, 38, Dardi Rapaj, 26 vjeç dhe Arbër Budani, 28 vjeç. janë arrestuar nga autoritet italiane, ndërsa është në kërkim dhe një tjetër.
33-vjeçari u mor nga shtëpia e tij në Borgo Panigale nga një prej personave të arrestuar, të cilët i vodhën makinën dhe fillimisht e çuan në një garazh në zonën e Modenës, më pas në fermën e braktisur në Savigno, e fshehur në fshatin Valsamoggia.
Pas 16 orësh torturë, rrëmbyesit shqiptarë e lanë 33-vjeçarin në rrugët e Vignola, ku dhe u shpëtua nga disa kalimtarë.
Në spital ai u trajtua për disa fraktura në nofull, sy, lëndime në kokë dhe në të gjithë trupin. Sipas raportimeve fillimisht fytyra e tij ishte plotësisht e fryrë, dhe në kyçet e dorës, këmbët dhe rreth qafës kishte shenja të kabllove elektrike me të cilat ishte lidhur dhe kishin tentuar ta mbysin.
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14%
-
Të gabuar
83%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2746
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur
23 Dhjetor, 20:52
-
Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët, Meloni mbledh qeverinë: Zgjidhje e dakordësuar me BE-në
23 Dhjetor, 17:12
-
Të dënuar për trafik droge, prostitucion e falsifikim dokumentash! Ekstradohen 4 shqiptarë në Itali, dy të tjerë sillen në Shqipëri
23 Dhjetor, 13:55
-
Itali/ Babagjyshët me gondola garojnë në kanalin e madh në Venecia
23 Dhjetor, 13:42
-
Marrëveshja me Shqipërinë/ Meloni synon rifillimin e transferimit të emigrantëve në Gjadër! Mbledh sot qeverinë: Gjyqtarët pajtohen me ne
23 Dhjetor, 12:01
-
Roberto Mancini mbetet i papunë: Askush nuk më ka kontaktuar
23 Dhjetor, 11:23
-
Shatërvani i Trevit në Romë rihapet pas punimeve, monumenti do të kufizohet në 400 vizitorë, rregullat e reja për turistët
23 Dhjetor, 10:46
-
Greqia dhe Italia, ku ka më shumë shqiptarë, kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë
23 Dhjetor, 09:34
-
E reja italiane goditet 30 herë me thikë nga ish-i dashuri në vendin e saj të punës
22 Dhjetor, 17:53
-
Rreziku nga ‘ujku i vetmuar’! Italia përforcon masat e sigurisë pas sulmit në Magdeburg
21 Dhjetor, 21:48
-
Itali/ Do trafikonin 2 kg kokainë, arrestohen shqiptari dhe italiani! U sekuestrohen edhe hashash e valutë
21 Dhjetor, 21:42
-
Itali/ Trafik kokaine nëpërmjet ‘WatsApp’, kapet në ndjekje 23-vjeçari shqiptar! I sekuestrohen armë dhe euro cash
21 Dhjetor, 19:39