ITALI- 4 persona kanë përfunduar në pranga pas një sherri që shpërtheu në San Felice a Cancello, në zonën e Casertës, mes italianëve dhe shqiptarëve. Shkak i sherrit ishte ngacmimi i një 36-vjeçari italian ndaj bashkëshortes së një 21-vjeçari shqiptar.
Fillimisht italiani dhe shqiptari kanë debatuar, por më pas konflikti i tyre ka degraduar deri në sulm fizik. Shqiptarit dhe italianit u kanë ardhur në ndihmë dhe persona të tjerë, ku dy grupet janë përleshur me gurë dhe shkopinj, raportojnë mediat italiane.
Policët arritën menjëherë në vendngjarje, ku u arrestuan dy shqiptarët dhe dy italianët identitetet e të cilëve nuk dihen ende.