Një 38-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident në Anguillara të Padovas, në Itali. Indetiteti i shqiptari ende nuk bëhet i ditur, por ai drejtonte një “Seat Arosa” dhe është përplasur me një kamion.
Shqiptari vdiq menjëherë, pasi përplasja kokë më kokë mes veturës dhe kamionit ishte e fortë.
Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë trupin e pajetë të shqiptarit, pasi makina ishte shkatërruar nga përplasja e fuqishme. Në vendin e ngjarjes policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit të rëndë, ndërsa është ndaluar shoferi i kamionit i cili nuk është lënduar.
Mësohet se në të njëjtën rrugë ku humbi jetën shqiptari, një javë më parë, vdiq një 54-vjeçare italiane, si pasojë e një aksidenti automobilistitk.
“L’argine Sinistro” është një rrugë e mallkuar, shkruajnë mediat lokale italiane.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com