Itali/ 39-vjeçarja theret me thikë nga bashkëshorti në parkingun e marketit, klientët ndërhyjnë për të neutralizuar agresorin

Itali/ 39-vjeçarja theret me thikë nga bashkëshorti në parkingun e marketit, klientët ndërhyjnë për të neutralizuar agresorin

Foto nga vendngjarja

ITALI - Një shofer kamioni rumun 48-vjeçar u arrestua për tentativë vrasjeje ndaj gruas së tij, pasi e sulmoi atë me thikë në parkingun e një supermarketi Lidl në Seriate, në provincën e Bergamos. Ngjarja ndodhi rreth sot (6 dhjetor 2025) rreth orës 9:15 të mëngjesit, kur çifti filloi të debatonte me tone të larta jashtë supermarketit.

Në një moment, burri nxori një thikë dhe goditi gruan, një punëtore magazinash 39-vjeçare, gjithashtu rumune, duke e hedhur përtokë dhe vijuar ta godiste me thikë edhe më tej. Klientët i bërtitën agresorit që të ndalonte, por ai nuk ndalej. Atëherë disa prej tyre filluan t’i hidhnin gurë nga një lulishte aty pranë. Kush përpiqej t’i afrohej, ai i kërcënonte me thikë, por pavarësisht kësaj askush nuk qëndroi indiferent.

Një i ri, ushtarak jashtë shërbimit, arriti ta tërhiqte viktimën brenda supermarketit, gjatë së cilës mbeti i plagosur në vesh. Shumë klientë u përpoqën ta mbronin gruan, duke u kujdesur që ajo të qëndronte zgjuar ndërsa gjakonte në dysheme. Ata e nxitnin të fliste për të mos humbur ndjenjat deri sa të mbërrinin ambulanca dhe karabinierët e stacionit të afërt. Me zë gjithnjë e më të dobët, gruaja tha se quhej Daniela dhe ishte nënë e dy fëmijëve. Ajo foli për fëmijët e saj dhe pastaj tregoi se ishte sulmuar nga bashkëshorti.

Pa ndërhyrjen e klientëve të Lidl-it, agresioni ka shumë të ngjarë të përfundonte me një vrasje. Ishin ata që lajmëruan 112-n, ndaluan 48-vjeçarin dhe ia dorëzuan gruan e plagosur personelit mjekësor. Pasi u stabilizua në vendngjarje, viktima u dërgua në gjendje të rëndë me kod të kuq në spitalin Papa Giovanni të Bergamos.

Bashkëshorti i saj gjithashtu mbeti i plagosur gjatë përleshjes dhe, nën shoqërimin e karabinierëve, fillimisht u dërgua në spital për mjekim dhe më pas në burgun e via Gleno. Më herët, ky burrë ishte denoncuar nga gruaja e tij për dhunë në familje dhe ishte dënuar nga Gjykata e Bergamos, duke iu vendosur masa kufizuese për t’iu afruar familjes. Megjithatë, kjo masë kishte skaduar më 1 tetor 2024, pasi gruaja e kishte tërhequr padinë.

Të dy ata jetonin në banesa të ndara: 39-vjeçarja me dy fëmijët e saj në Seriate, ndërsa 48-vjeçari në Pedrengo, një qytet fqinj. Ngjarja ndodhi vetëm tre ditë pas një tjetër vrasjeje, ajo e Mamadi Tunkara, i cili u ther me thikë në qendër të Bergamos pasditen e së premtes. Për këtë krim, ndodhet në burg një 28-vjeçar nga Togo, Sadate Djiram, i akuzuar për vrasje të paramenduar dhe të rënduar nga motive të dobëta./ La Repubblica

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës

Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës