Katër shqiptarë nga Kosova janë sulmuar nga disa persona në Triste të Italisë, të cilët ishin të armatosur me thikë, çekiç dhe sprej me piper.
Katër punëtorët nga Kosova u plagosën në përleshjen e dhunshme, ndërsa njëri prej tyre është në gjendje të rëndë, raportojnë mediat italiane.
Ngjarja u shënua pas një ndjekjeje me makina. Mjeti që transportonte katër punëtorët u ndoq dhe u përplas derisa u ndalua.
Pasi dolën nga automjeti, sulmuesit goditën punëtorët me thika, çekiç dhe spraj me piper.
Paraprakisht dyshohet se sulmi mund të ketë qenë i lidhur me kontrata ndërtimi.
Autoritetet italiane vijojnë punën për kapjen e tyre.









Komente
Komento