Një 24 vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane, pasi u kap në automjetin e tij me 5 kg heroinë. Sipas mediave italiane, shqiptari i arrestuar është 24-vjeçari Sebastian Shina, i cili e kishte fshehur lëndën narkotike brena një arushi prej pelushi.

24 vjeçari po ushtonte me një automjet tip “golf”, kur u ndalua nga policia italiane në qytetin e Parmës gjatë një kontrolli rutinë.

I riu shqiptar po transportonte heroinën për në tregun lokal nga e cila do të kishte fituar 300 mijë euro. Nervozizmi që ai ka treguar në momentin e ndalimit nga policia, detyroi këtë të fundit që të ushtronte një kontroll të imtësishëm në automjetin e tij, ku edhe u gjetën 5 kilogramë heroinë.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)