ITALI - Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një magazinë ku një strukturë betoni u shemb, duke shkaktuar vdekjen e 53-vjeçarit shqiptar Lulzim Buci, në zonën e Piacenzas.
Mediat italiane bëjnë me dije se viktima ra nga një lartësi prej 6 metrash dhe humbi jetën në vendin e punës.
Një tjetër punonjës, 31-vjeçar me shtetësi marokene, mbeti i plagosur dhe po merr ndihmë mjekësore në spital. Së bashku me shqiptarin, po punonin në çatinë e magazinës për të hequr disa fletë abzesti.
Autoritetet janë në proces hetimi për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij aksidenti tragjik.