Itali, 6 minorenë vidhnin kaska për
lojë, edhe 1 shqiptar, arrestohen

Itali, 6 minorenë vidhnin kaska për<br />lojë, edhe 1 shqiptar, arrestohen
MILANO - Janë kapur në flagrancë pesë minorenë dhe një 18-vjeçar, që vidhnin kaska motorash në afërsi të Milanos, gjë që vetë ata në polici e pranuan se ishte "thjesht një lojë".

«E kemi bërë për sfidë ndaj një shoqërie tjetër: të shohim se kush vjedh më shumë kaska. Ishte si një lojë». Këtë kanë thënë gjashtë djemtë nga Milano. Një 18-vjeçar dhe pesë minorenë, nga të cilët pesë me kombësi italiane dhe një italo-shqiptar, të gjithë deri dy ditë më parë të pakapshëm nga policia. Ata u kapën pikërisht natën e së premtes rreth orës 3.50 në rrugën Elba, pranë sheshit Piemonte. Me vete mbanin thika të vogla zviceriane dhe një pincë të madhe dhe nëpër duar kishin nga dy-tre apo katër kaska secili. E pamundur të gjendej një justifikim: «Po, i kemi vjedhur», u kanë shpjeguar ata policëve.

Rrëfyen se i vodhën në një makinë vetëm për zbavitje. Policia ka thirrur më pas në komisariat prindërit e të rinjve, nxënës dhe studentë dhe ka shpjeguar se të gjashtë të rinjtë janë arrestuar. Një goditje e fortë kjo, por asnjë nuk ka bërë skena dëshpërimi në polici. Të pesë 17-vjeçarët e arrestuar (G. R., L. C., G. M., S. M. S., të lindur në Milano; E. P. I lindur në Shqipëri) ishin të gjithë pa kontekste kriminale, por nga familje të mira, të pakërkuar kurrë nga forcat e rendit. Ndërsa në xhepat e njërit prej djemve u gjend pak gramë hashash.

Por minorenët përfunduan në një qendër strehimi, më e madhja në San Vittore si të arrestuar nga agjentët e komisariatit Porta Genova me akuzën e mashtrimit.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Turqia arreston mbi 100 anëtarë të dyshuar të ISIS-it

Turqia arreston mbi 100 anëtarë të dyshuar të ISIS-it