Policia italiane ka arrestuar një 65-vjeçar shqiptar, duke shitur kokainë në provincën e Breshias.
Shqiptari sapo kishte përfunduar dënimin dhe ishte kthyer përsëri profesionit të shitjes së drogës, duke e shpërndarë me doza.
65-vjeçari ishte dënuar më para për shfrytëzim prostitucioni, shitje kokaine, dëmtim personi dhe mbajtje armësh në vende publike, të gjitha të kryera në fillim të viteve 2000 që i sollën një dënim prej dhjetë vjetësh, vendosur përfundimisht më 2007.
Policia italiane gjatë kontrollit në shtëpinë e shqiptarit gjeti 1 kg kokainë, dhe 16500 euro bashkë më një postoletë. Sipas autoriteteve italiane vlera e kokainë që iu gjet shqiptarit arrinë 100 mijë euro.
Ndaj shqiptarit u dha masa e sigurisë “arrest me burg.”
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com