Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 659 viktima dhe 11 212 raste pozitive me COVID-19.
Nga 128 740 testime të kryera në 24 orë, të infektuarit janë regjistruar 11 212 persona, ndërsa një ditë më parë ishin 8585 raste.
Viktimat në 24 orët e fundit janë 659, ndërsa një ditë më parë ishin 445.
Veneto mbetet rajoni më i goditur, me 2655 raste të reja. Lajm i mirë është që numri i pacientëve në terapi intensive është ulur.
Komento