Itali, 7 të vdekur 50 të plagosur 
Kërkohet shpallja e emergjencës

Itali, 7 të vdekur 50 të plagosur <br />Kërkohet shpallja e emergjencës
MODENA Italia është tronditur sërish nga tërmeti. Lëkundja e dytë është dëgjuar në Emilia Lombardi dhe janë dëgjuar në orën 15 e 18 min. Mediat raportojnë për një tërmet prej 5.1 ballësh i cili kapte një rreze prej 4.7 km. Epiqendra e tërmetit është lokalizuar nga instituti kombëtar i gjeofizikës dhe vullkaneve në provincën e Ferrarrës. Tërmeti është paralajmaruar edhe në Milano ku është bërë thirrje që të shmanget qëndrimi në katet e larta. Një zjarrëfikës ka mbetur i plagosur. Ai është dërguar menjëherë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Lëkundja e dytë e tërmetit u paralajmëua pikërisht në momentin kur kreu i departamentit të mbrojtes civile per Emilian po raportonte për gazetarët në mënyrë të përmbledhur ngjarjen e në Emilia Romana dhe mësohet që Vasco Errani ka kërkuar nga qeveria italiane planin e emergjencës kombëtare.

Bilanci provizor nga tërmeti i mëngjesit janë 7 të vdekur dhe  50 të plagosur, Fabrika të shkatërruara dhe ndërtesa historike të rrënuara. Shërbimi sizmiologjik në SHBA raportoi se tërmeti me magnitudë 6 të shkallës rihter u regjistrua në orën 04: 04 në Emilia Romana.  Epiqendra e tërmetit ishte në Modeneze, 36 km në veri të Bolonjës dhe me një thellësi prej 5.1 km.

Viktimat janë tre punëtorë të cilët gjetën vdekjen në fabrikë. Njëri prej tyre punëtor maroken, 29 vjeç në lokalitetin e Bondenos. Ai gjeti vdekjen i goditur nga një trase. Ndërsa një grua 37 vjeçare dhe një e moshuar rezultojnë të kenë vdekur për shkak të panikut.

Një punëtor e Tecopres, në Sant Agostino, rezulton i zhdukur. Policia nis operacionet e shpëtimit. Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar për të tjerë njerëz që thuhet se kanë mbetur nën rrënoja. Pamjet e para tregojnë dëme serioze në ndërtesat historike dhe ato të vjetra kryesisht. Mijëra banorë u dyndën nga paniku në rrugë.

Tërmeti u ndje fuqishëm në Bolonjë, Modena, Verona, Ferrara , Rovigo dhe Mantua. Autoritete urdhëruan njerëzit të qëndrojnë larg banesave.

NXIRRET E GJALLE 5 VJEÇARJA, ISHTE MREKULLI
ORA 11: 26 Një vajzë 5 vjeçare ka arritur të nxirret e gjallë nga rrënojat. “E shpëtoi një mrekulli”- tregon xhaxhai i Vittoria Vulgaggios. Vazja 5 vjeçe është arritur të nxirret nga rrënojat e dhomës së saj të gjumit në lokalitetin Obici, në hyrje të Finale Emilia. Dhoma e vajzës ndodhej në katin e parë dhe është shembur nga kulla e lashtë që ishte ngjitur me banesën. Catia është shembur, por fatmirësisht dy trarë kanë penguar që catia e shembur të bjerë mbi vogëlushen. Vajza është plagosur në këmbë. Është shumë e frikësuar, por e shpëtoi një mrekulli.

BILANCI I TE VDEKURVE SHKON NE 6
ORA 11:20  Bilanci i viktimave arrin në 6 të vdekur. Tre punëtorë që punonin në turnin e natës në fabrika gjetën vdekjen. Ndërsa viktimat e tjera janë një grua gjermane dhe një e moshuar të cilat gjetën vdekjen për shkak të panikut. Nje rezulton i zhdukur. Për momentin 50 janë të plagosurit, ndërsa janë shembur këmbanat dhe catitë e kishave. Të sëmurët rëndë që ndodheshin në spitalin Mirandol janë evakuar.


SANT AGOSTINE, KOMUNA ESHTE SHKATERRUAR
Ora 10: 58 Në komunën Sant Agostino pothuasje gjithcka është shkatërruar. “Shumë frikë. Jemi të gjithë jashtë. Gjithçka është shkatërruar“. Flasin qytetarët në lidhje telefonike për mediat italiane.


VIKTIMA E KATERT NJE PUNETOR MAROKEN
Ora 09: 01 Viktima i 4-të është është shënuar në Bonedo një qytet më vetën 15 mijë banorë në provincën Ferrara. Ai është një punëtor maroken 29 vjec dhe ka punuar në një firmë plastike.Vdekja e tij ka ardhur si rrjedhojë e rrëzimit të murit të fabrikës.

VDESIN 3 PUNETORE
ORA 08: 43 Dy puëntorë raportohen të kenë humbur jetën në fabrikën e Qeramkiës së Shën Agustinit. Rrëzimi i çatisë së fabrikës mendohet se ka shkaktuar vdekjen e tyre. “Ndjehemi në ankth” thotë Viktor Battagia përfaqësues i sindikatës së fabrikës. Viktimat janë Nicola Cavicchi dhe Leonardo Ansaloni. Një tjetër punëtor rezulton i vdekur nga rrëzimi i një objekti industrial në Bondeno. Identiteti i tij nuk dihet ende

NJE 37 VJEÇARE VDIQ NGA PANIKU
ORA 08:02
Një grua e moshës 37 vjecare vdiq në Shën Albert në Casale pranë Bolonjës. Autoritetet thonë se ajo mund të ketë vdekur nga ndonjë atak si pasojë e panikut nga tërmeti.

EKIPET E SHPETIMIT NE VENETO
ORA 07: 46 Ekipet e shpëtimit nuk konstatuan ndonjë dëm të rëndësishëm në veneto. Dëgjoheshin thirrjet e njerëzve që kërkonin ndihmë. Sipas Mbrojtjes civile në Veneto dridhjet kanë vazhduar gjatë gjithë natës në zonë.

RREZOHET KULLA HISTORIKE NE ROVIGO
ORA 07:15 -
Sipas departamentit te zjarrfikëses në Rovigo tërmeti ka shkatërruar disa ndërtesa përfshi dhe kullën historike në Castelmassa Stienta në krahinën e Rovigos. Ekipet e zjarrfikëses po shohin nëse ka ngelur ndonjë pjesë pa u dëmtuar nga struktura e saj.
(sg/ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm