BARI - Gjykata e Barit me gjyqtar Giovanni Abbattista ka dënuar me 8 vjet burg, si dhe me gjobën prej 60.000 € 39-vjeçarin shqiptar Ardian Arapi.
Arapi është mbajtur në burgun e Barit, pasi u arrestua në 20 shkurt në portin e Barit me 334 kilogramë marijuanë. 39-vjeçari u ndalua nga Policia Financiare gjatë një kontrolli në doganë.
Forcat e policisë zbuluan drogën në brendësi të kamionit që drejtohej nga shqiptari. Kamioni që sapo kishte zbarkuar nga një anije e ardhur nga Mali i Zi, fillimisht dukej se ishte pa ngarkesë por më pas u zbulua dhe droga e fshehur.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com