Teksa vijojnë hetimet për vrasjen e një shqiptari, i cili u fut në banesën e një familjeje italiane dhe tentoi të vidhte automjetin e tyre, qindra persona janë pozicionuar në mbështetje të mekanikut 54-vjeçar Carlo Diana, i cili qëlloi për vdekje shqiptarin një ditë më parë.
Të paktën 200 persona morrën pjesë në një protestë solidariteti para shtëpisë së Carlo Diana-s në Villa Literno (Caserta, Itali), ku shpalosën një pankartë në të cilën shkruhej: Unë jam me Carlo-n.
Ndërkohë, mijëra persona kanë shprehur mbështejen për 54-vjeçarin duke postuar në rrjetet sociale me hashtagun “#IOSTOCONCARLO” (Unë jam me Carlo-n).
Ndërsa, Emilio Diana, i vëllai i mekanikut është shprehur se Carlo ndërrmorri një veprim të përligjur.
“Vëllai im bëri atë që do të bënte secili prej nesh, në të njëjtën situatë, ai mbrojti familjen dhe pronën e tij", citohet i vëllai Emilio nga mediat italiane, i cili punon me 54-vjeçarin në një ofiçinë.
“Është e provuar. Ne jemi persona që mendojmë vetëm të punojnë. Gjithsesi, fakti që një jetë u ndërpre, e bën të vuajë shumë atë”, rrëfeu Emilio.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com