Pas rreth dy muajsh në kërkim është kapur në Romë shqiptari Osvaldi Marku, i arratisur bashkë me një tjetër të dënuar nga burgu i Civitavecchia më 30 korrik, të cilët vuanin dënimin për vjedhje e grabitje.

Sipas medieve italiane, arrestimi i Markut u bë i mundur nga efektivët e Njësisë Qendrore Hetuese të Policisë së burgut

Marku, 22 vjeç ishte arratisur më 30 korrik nga burgu i Civitavecchia bashkë me të dënuarin tjetër shqiptar Lekë Luka 31 vjeç, duke kapërcyer murin rrethues, i cili u kap ditën tjetër pas arratisë.

Por policia do binte në gjurmët e shqiptarit për shkak të një gabimi të këtij të fundit. Ai ishte fshehur në Romë, tek një grua me të cilën kishte pasur një lidhje në të kaluarën.

Policia kishte kohë që kërkonte në vendet ku ai kishte qëndruar më parë apo tek personat që ai kishte telefonuar gjatë kohës që ishte në burg. Një prej tyre ishte edhe gruaja italiane. Pikërisht aty ku shqiptari u arrestua për së dyti pas arratisjes. 
leke luku
 (Lekë Luka dhe Osvaldi Marku)

Redaksia Online
J.Sh/Shqiptarja.com