Tragjedi në Itali, përmbyset makina, vdesin 5 të rinj 17 deri në 21 vjeç! Ktheheshin pas festës së ditëlindjes së njërës prej vajzave (FOTO+VIDEO)

ITALI-  Pesë të rinj, nga 17 deri në 21 vjeç, kanë humbur jetën një aksident tragjik të ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Romë. Viktimat janë Valerio Di Paolo, Alessio Guerrieri dhe Simone Ramazzotti, të gjithë 21 vjeç (dy të fundit ishin kushërinj), Giulia Sclavo (e cila vdiq pak pasi mbërriti me ambulancë në Umberto I Policlinico) dhe Flavia Troisi, e cila kishte ditëlindjen.

Të dyja këto të fundit nga 17 vjeç.  Në gjendje të rëndë ndodhet në spital Leonardo Chiapparelli, gjithashtu 21 vjeç, djali i gjashtë në makinë. Në timonin e Fiat 500 ishte Di Paolo, makina ishte e regjistruar në emër të babait të tij.

Të rinjtë sapo kishin dalë nga një klub, ku kishin festuar ditëlindjen e Flavias dhe të gjithë hipën në makinë. Nuk dihet ende shkaku i aksidentit. Ishte ora 2.30 kur banorët e zonës dëgjuan një zhurmë, dhe kur dolën panë makinën e vogël të përmbysur.

Disa nga viktimat aksidenti i kishte nxjerrë nga makina në asfalt. Makina ishte rrokullisur disa herë. Siç raportojnë mediat vendase, në vitin 2007 në një tjetër aksident rrugor kishin humbur jetën pesë të rinj të tjerë në Tor Lupara.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore