Itali/ Aksidenti tragjik i mori jetën 8-vjeçarit shqiptar për Krishtlindje, prindërit: U shua drita e jetës sonë! Ishte buzë rrugës me ne kur u përplas nga makina

Itali/ Aksidenti tragjik i mori jetën 8-vjeçarit shqiptar për Krishtlindje, prindërit: U shua drita e jetës sonë! Ishte buzë rrugës me ne kur u përplas nga makina

Makina që e përplasi dhe 8-vjeçari Oriel Skura

Një aksident tragjik i mori jetën 8-vjeçarit me origjinë shqiptare, Oriel Skura ditën e Krishtlindjes pasi bashkë me familjen kishte shkuar për të festuar me disa të afërm. Pas drekës, rreth orës 15:00, të gjithë dolën nga shtëpia dhe teksa po përshëndeteshin buzë rrugës, i mituri u përplas për vdekje.

Ai kishte hipur në makinën e të atit, por doli sërish pasi e thirri kushëriri. Ai ishte takimi i tyre i fundit pasi makina tip Peugeot me shpejtësi përplasi 8-vjecarin duke i marrë jetën. Fëmija u dërgua me urgjencë në spital teksa shoqërohej me thirrjet plot dëshpërim të prindërve. Prindërit kanë rrëfyer ngjarjen duke thënë se u shua drita e jetës së tyre.

“Orieli nuk luante futboll në rrugë, ai ishte në anë të rrugës me ne dhe të afërmit tanë. Si ka mundësi që shoferja nuk arriti të frenonte në orën 3 pasdite kur nuk duhet të ecim më shumë se 50 km/h? Ajo shoi dritën e jetës tonë përgjithmonë. Orieli ishte dielli i shtëpisë dhe i familjes sonë, ai kishte një energji pozitive me të gjithë, përqafoi këdo që e trajtonte me përzemërsi dhe dashuri. I pëlqente të festonte, vallëzonte dhe të shijonte çdo moment të jetës së tij”, ishin fjalët e prindërve për djalin e vogël që jetonte në Noicattaro. Orieli la pas motrën e tij më të vogël 5 vjeçe, prindërit dhe gjyshërit.

Prindërit shtuan se shkojnë çdo ditë në varreza, ku gjejnë gjithmonë njerëz që e vizitojnë.

Gruaja që drejtonte makinën e përfshirë po hetohet për vrasje me automjet. Kamerat e sigurisë nga vendi i ngjarjes janë sekuestruar nga policia që do të ndërtojë dinamikën e aksidentit tragjik.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë